Lajme Zone
Pezullohet efektivi në Fier, drejtori i Policisë: Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pezullohet efektivi në Fier, drejtori i Policisë: Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

Një polic është pezulluar në Fier, pasi dyshohet se ka shkelur rregulloren, duke pasur marrëdhënie me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren, ngjarje e bërë publike pak ditë më parë.

Një polic është pezulluar në Fier, pasi dyshohet se ka shkelur rregulloren, duke pasur marrëdhënie me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren, ngjarje e bërë publike pak ditë më parë. Ky lajm u njoftua nga kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili tha se “polici ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer veprimin e kundraligjshëm”

“Oficeri i policisë që është i përfshirë në ngjarjen e Fierit, ky nuk është i evidentuar se se ka nxjerrë videon ose e ka bërë publike për mediat, por pezullim i tij është urdhëruar për shkeljen e standardeve dhe cënimin e rëndë të figurës që ka bërë punonjësi i policisë në krye të detyrës, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer këtë veprim të kundraligjshëm”, tha Hita. Top Channel