Unë nuk i heq asnjë presje gjithë sa kam thënë për tradhtinë antisosialiste me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, as për korrupsionin e Belindës, as për përqendrimin e pushtetit në pak duar, as për rrënimin e demokracisë brenda PS-së, as për duopolin e sistemit zgjedhor. Por, kur shoh duart e bashkuara të Iranit, Rusisë, Serbisë, Albinit dhe Saliut në plaçkitjen e pronës dhe në sulmet vrasëse ndaj Policisë së Shqipërisë, gjykoj se kjo i bën shumë njerëz jopartiakë të harrojnë fajet dhe mungesën e reflektimit të Ramës. Sepse kjo është tradhti ndaj kombit, ky është korrupsion mbi korrupsionet. Dhuna nuk mund të jetë mjet politik në funksion të së ardhmes, por vetëm në funksion të prapakthimit. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme/ Rama paralajmëron: Po studiojmë nëse do të duhet ta ulim moshën për dënimin penal Legjitimimi i dhunës do të përbënte një precedent të rrezikshëm. Këto lloj protestash, që shoqërohen me shkatërrime, nuk janë revolucion Antifa, por kryengritje Profa. Si mund të vetëquhet e majtë një partiçkë që promovon aksione fashiste kundër pronës dhe mjaftohet vetëm me ndonjë deklaratë të vakët në favor të protestës paqësore, për t'iu vërsulur më pas policisë dhe për t'i bërë asaj presion politik? Metodat fashiste e komprometojnë moralin e kërkesave për drejtësi, barazi politike, ndëshkimin e korrupsionit dhe mirëqenie më të lartë për shumicën e shoqërisë. Sigurisht, nuk jam dakord me ato pjesë të reagimit të Kryeministrit që interpretohen me të drejtë si provokuese. E mirëkuptoj tensionin, por lartësia e përgjegjësisë nuk lejon, sidomos në këto momente, asnjë lëshim drejt gjuhës provokuese. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: petro koçi proteste protestat kunder qeverise Tirane policia Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (11 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento what: 20/10/2026 13:00 boll me keto historira o fshatar i PS. nuk po dini cfare te shpikni, dhe vetem realitetin nuk shihni ne sy. Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.7% Disi 3.4% Vota total: 8205 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

