Qeveria miratoi ligjin për rikthimin e basteve sportive online në shkurt 2024, përfi edhe aktet nënligjore, por ende nuk ka hapur garën për 10 licencat. Ministri i Financave, Petrit Malaj, njofton se ligji do të rishikohet sërish për të shmangur problemet sociale. Një argument që ngre pikëpyetje për mënyrën se si qeveria e ka menaxhuar këtë proces, ndërkohë që tregu informal i basteve vazhdon të funksionojë jashtë kontrollit të institucioneve... Qeveria Rama ka shtyrë sërish hapjen e basteve sportive online, megjithëse kanë kaluar më shumë se dy vite nga miratimi i ligjit që autorizoi rikthimin e këtij aktiviteti. Pas një procesi të gjatë për hartimin e akteve nënligjore dhe përcaktimin e kushteve të licencimit, Ministria e Financave njofton se legjislacioni duhet të rishikohet edhe një herë.
Pra, qeveria ka miratuar një ligj, ka përgatitur vendimet për zbatimin e tij, ka përcaktuar numrin e licencave që do të japë, por tani kërkon të rikthehet te vetë ligji, pa sqaruar se cilat dispozita kanë rezultuar problematike dhe përse nuk janë zgjidhur gjatë procesit të mëparshëm.
Këtë qëndrim e konfirmoi ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, ku u ngrit çështja e informalitetit në tregun e basteve dhe mungesa e të ardhurave për buxhetin e shtetit.
“Prej 7 vitesh në buxhet të shtetit nga bastet nuk ka fituar, nuk i keni të ligjëruara, dhe sot është plotësisht informal dhe të gjithë këtë faturë po ja faturoni biznesit të ndershëm”, deklaroi Igli Cara.
Në përgjigjen e tij, ministri Malaj pranoi se qeveria e ka përfunduar kuadrin ligjor dhe aktet përkatëse nënligjore, por njoftoi se hapja e aktivitetit do të presë një tjetër rishikim.
“Ne kemi mbaruar të gjithë kuadrin ligjor sa i përket basteve online, VKM-të respektive. Qeveria po e rishikon edhe një herë ligjin për të pasur një mbikëqyrje të kujdesshme për të mos pasur probleme sociale. Pasi të mbarojë rishikimi i ligjit aktual do të fillojë operimi i lojërave të fatit”, deklaroi Malaj.
Por deklarata e ministrit nxjerr në pah një kundërshti në mënyrën se si qeveria po e trajton këtë çështje. Nëse kuadri ligjor dhe aktet nënligjore kanë përfunduar, përse nuk ka nisur procesi i licencimit? Dhe nëse ligji ka probleme që lidhen me mbikëqyrjen apo pasojat sociale, përse qeveria nuk i identifikoi ato përpara se ta miratonte?
Në shkurt të vitit 2024, mazhoranca miratoi rikthimin e basteve sportive, por vetëm në formatin online. Ligji parashikoi një treg të kufizuar me 10 licenca dhe vendosi kushte për identifikimin e pjesëmarrësve përmes dokumenteve të identitetit.
Kjo formulë u paraqit si një mënyrë për të rikthyer aktivitetin brenda sistemit ligjor, duke shmangur modelin e mëparshëm të pikave fizike të basteve, të cilat u mbyllën më 1 janar 2019.
Por nga miratimi i ligjit deri te zbatimi i tij, procesi ka kaluar nëpër disa faza vonesash. Fillimisht, institucionet duhej të përfnin aktet nënligjore që përcaktonin mënyrën e organizimit, licencimit dhe kontrollit të operatorëve. Edhe pas përfundimit të këtyre akteve, qeveria nuk hapi konkurrimin për licencat.
Tani, me argumentin e mbikëqyrjes dhe problemeve sociale, qeveria po e shtyn sërish zbatimin e një ligji që vetë e ka hartuar dhe miratuar.
Një tjetër çështje lidhet me kufizimin e numrit të licencave. Ligji parashikon vetëm 10 operatorë, çka do të thotë se shteti nuk po krijon një treg ku çdo subjekt që plotëson kushtet mund të hyjë automatikisht. Përkundrazi, ai ka vendosur një numër të kufizuar pjesëmarrësish, të cilët duhet të përzgjidhen përmes procedurës së licencimit.
Pikërisht për këtë arsye, mënyra e organizimit të garës dhe kriteret e përzgjedhjes kanë rëndësi të veçantë. Kufizimi në 10 licenca kërkon rregulla të qarta, transparencë dhe trajtim të barabartë të subjekteve që kërkojnë të hyjnë në treg.
Çdo ndryshim i ligjit përpara hapjes së konkurrimit duhet të shoqërohet me një shpjegim publik për dispozitat që ndryshojnë dhe ndikimin që ato do të kenë mbi operatorët e mundshëm.
Ndërkohë, shtyrja e procesit nuk e zgjidh problemin e basteve informale. Përkundrazi, shqetësimi i ngritur në Komisionin e Ekonomisë lidhet pikërisht me faktin se aktiviteti vazhdon jashtë sistemit të licencimit, ndërsa shteti nuk mbledh të ardhura nga operatorë të ligjshëm.
Kjo krijon edhe një kundërshti tjetër në argumentin e qeverisë. Nëse qëllimi i rishikimit është forcimi i mbikëqyrjes, atëherë duhet shpjeguar se si po e realizojnë institucionet këtë mbikëqyrje gjatë periudhës kur aktiviteti i palicencuar vazhdon.
Ligjërimi i basteve online nuk garanton automatikisht zhdukjen e informalitetit. Për këtë nevojiten kontrolle mbi platformat e palicencuara, mekanizma për identifikimin e operatorëve dhe zbatim i masave që parashikon legjislacioni. Por as shtyrja pa afat e licencimit nuk përbën, në vetvete, një mekanizëm kontrolli.
Në aspektin financiar, qeveria ende nuk ka krijuar kushtet që buxheti të mbledhë të ardhura nga licencimi dhe aktiviteti i operatorëve të autorizuar. Shuma që mund të përfitonte shteti nuk mund të përcaktohet pa të dhëna mbi tregun, nivelin e aktivitetit dhe detyrimet përkatëse fiskale. Megjithatë, është e qartë se mosnisja e licencimit e shtyn edhe fillimin e arkëtimit të këtyre të ardhurave.
Ministri Malaj nuk sqaroi nëse rishikimi do të prekë numrin e licencave, kriteret e përzgjedhjes së operatorëve, detyrimet financiare apo vetëm mekanizmat e kontrollit dhe mbrojtjes sociale. Këto nuk janë hollësi teknike. Ato përcaktojnë mënyrën se si do të funksionojë tregu i basteve sportive online dhe kushtet me të cilat subjektet private do të marrin të drejtën e ushtrimit të aktivitetit.
Për më tepër, çdo rishikim i ligjit kërkon një procedurë të re institucionale, në varësi të ndryshimeve që qeveria synon të bëjë. Nëse nevojiten amendamente ligjore, ato duhet të kalojnë edhe në Kuvend. Kjo mund ta zgjasë më tej procesin, ndërkohë që Ministria e Financave nuk ka përcaktuar ende një datë për fillimin e operimit.
Çështja nuk qëndron vetëm te fakti nëse bastet sportive online duhet të hapen apo jo. Këtë vendim politik dhe ligjor mazhoranca e mori në shkurt të vitit 2024. Çështja është përse qeveria, pasi vendosi rikthimin e tyre, nuk ka arritur ta zbatojë ligjin që miratoi vetë dhe përse problemet e mbikëqyrjes po përdoren si argument për një rishikim tjetër, pas përfundimit të akteve nënligjore.
Petrit Malaj ka konfirmuar se procesi do të shtyhet, por nuk ka treguar as çfarë do të ndryshojë konkretisht dhe as kur do të përfjë rishikimi.
Deri atëherë, 10 licencat mbeten pa konkurrim, operatorët e ligjshëm pa autorizim dhe qeveria pa një afat publik për zbatimin e ligjit që Kuvendi miratoi në vitin 2024. /Pamfleti/ bastet online malaj qeveria Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Qeveria hap thesin për Policinë, 3.3 miliardë lekë për pagat dhe rritje deri në 27% 4 Nëntor 2026, 11:4411:44Aktualitet Qyteti me tre hidrocentrale prodhon energji për Shqipërinë, por vetë mbetet në terr 4 Nëntor 2026, 10:4610:46Aktualitet Erion Veliaj shtrohet në spitalin e paraburgimit të Fierit 4 Nëntor 2026, 10:3110:31Aktualitet Aventura e studentit spanjoll në janar ’70-të: I armatosur urdhëroi pilotin e një avioni që po fluturonte nga Madridi, të ndryshonte drejtim dhe të ulej në Shqipëri 4 Nëntor 2026, 07:4307:43Aktualitet Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme 4 Nëntor 2026, 07:3707:37Aktualitet Karamuço: Amerikanët shpenzojnë 150 miliardë dollarë në vit për drogë, kartelet fitojnë shuma marramendëse 3 Nëntor 2026, 22:5222:52Aktualitet

