Lajme Zone
Pësuan djegie të shumta gjatë zjarrit në Hotel Brooklyn në Vlorë, 25-vjeçarja në gjendje të rëndë, nën monitorim një 30-vjeçar
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Pësuan djegie të shumta gjatë zjarrit në Hotel Brooklyn në Vlorë, 25-vjeçarja në gjendje të rëndë, nën monitorim një 30-vjeçar

Burime nga QSUT bëjnë me dije se 25-vjeçarja Ana Dyrmishi, që ka pësuar djegie në rreth 85% të trupit, ndodhet në gjendje të rëndë në Reanimacion, ndërsa 30-vjeçari Aldo Kasimi, me djegie në rreth 30% të trupit, po mbahet gjithashtu nën monitorim.

Një ditë pas zjarrit që përfshiu hotelin "Brooklin" në Vlorë, ku disa persona mbetën të plagosur teksa përpiqeshin t'u shpëtonin flakëve, dy prej tyre vijojnë të marrin trajtim në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Më e rëndë mbetet gjendja e 25-vjeçares Ana Dyrmishi, e cila ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit. Burime nga QSUT bëjnë me dije se e reja ndodhet në Reanimacion dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët. Sipas të njëjtave burime, ajo ka djegie në rreth 85% të trupit dhe gjendja e saj vijon të jetë e rëndë. Nën monitorim vijon të jetë edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi, i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të trupit. Mjekët po ndjekin ecurinë e gjendjes së tij, ndërsa të plagosurit e tjerë, mes tyre edhe personat që pësuan dëmtime pasi u hodhën nga lartësia për t'i shpëtuar zjarrit, janë në gjendje të stabilizuar. LEXO EDHE:Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT) Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në hotelin "Brooklin" në Vlorë, duke shkaktuar panik mes pushuesve. Disa prej tyre u detyruan të hidhen nga ballkonet për t'u shpëtuar flakëve, ndërsa të tjerë u nxorën nga ndërtesa me ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës. Lajmi kryesor: Zjarri në hotelin në Vlorë vë në lëvizje institucionet, shtohen kontrollet në hotele! Në fokus sistemet e sigurisë dhe masat kundër zjarrit, Gonxhja: Siguria e pushuesve, prioritet absolut! U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: Vlore hotel brooklyn Aldo Kasimi Ana Dyrmishi QSUT Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59% Shoqëria 24.3% Social media 16.7% Vota total: 2703 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?