Lajme Zone
Pësoi infarkt sapo ra në kontakt me ujin, humb jetën pushuesi nga Kosova në Velipojë
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pësoi infarkt sapo ra në kontakt me ujin, humb jetën pushuesi nga Kosova në Velipojë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Velipojës, ku një pushues 70-vjeçar ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si shtetasi Seladin Bytyqi, shqiptar nga Kosova, i cili dyshohet se ka pësuar një atak kardiak menjëherë pas kontaktit me ujin e detit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Velipojës, ku një pushues 70-vjeçar ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si shtetasi Seladin Bytyqi, shqiptar nga Kosova, i cili dyshohet se ka pësuar një atak kardiak menjëherë pas kontaktit me ujin e detit. Pas përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së tij shëndetësore, pushuesit e pranishëm në zonë dhe shërbimi i urgjencës mjekësore të Velipojës kanë reaguar pa vonesë duke i dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht përpjekjeve të shpejta të mjekëve dhe personave të pranishëm për ta mbajtur në jetë, 70-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Grupi hetimor ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe konfirmimin mjekësor të shkakut të vdekjes së të moshuarit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb