Lajme Zone
Pësoi goditje në tru ndërsa ndodhej në tragetin e linjës Greqi-Ankona, evakuohet me helikopter 49-vjeçarja shqipare
BotëReport TV

Pësoi goditje në tru ndërsa ndodhej në tragetin e linjës Greqi-Ankona, evakuohet me helikopter 49-vjeçarja shqipare

Pasagjerja u evakuua me helikopterin e Rojës Bregdetare dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Chietti-t. Sipas mediave italiane, pasagjerja shqiptare ishte në gjendje të qëndrueshme kur u evakuua, por u dërgua në spital për kujdes shëndetësor të specializuar.

Një 49-vjeçare shqiptare është evakuuar mëngjesin e sotëm me urgjencë me helikopter pasi pësoi goditje në tru ndërsa ndodhej në një traget që lundronte nga Greqia drejt Ankonës. Pasagjerja u evakuua me helikopterin e Rojës Bregdetare dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Chietti-t. LEXO edhe..."Më dhunonte me fëmijë në krah", e reja shqiptare denoncon ish-bashkëshortin në Greqi: Jam e frikësuar, më kërcënon vazhdimisht! Trageti Ro-Pax “Superfast IX” ndodhej rreth 68 milje larg Pescara-s kur u sinjalizua ngjarja. Salla operative urdhëroi më pas që trageti të lundronte me shpejtësi maksimale drejt Pescara-s dhe, njëkohësisht, dërgoi në det një anije patrulluese, ndërsa në fluturim u ngrit helikopteri. Pasi arriti te anija në det të hapur, nisën operacionet për transferimin e 49-vjeçares në helikopter përmes vinçit të instaluar në bord. Sipas mediave italiane, pasagjerja shqiptare ishte në gjendje të qëndrueshme kur u evakuua, por u dërgua në spital për kujdes shëndetësor të specializuar. P.J/ReportTv.al shqiptarët në itali itali greqi ancona Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 74.7% Jo 17.2% Nuk e di 8.1% Vota total: 296 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?