Lajme Zone
Pësoi djegie të rënda në trup pas zjarrit te hotel “Brooklyn” në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për mjekim të specializuar në Turqi
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pësoi djegie të rënda në trup pas zjarrit te hotel “Brooklyn” në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për mjekim të specializuar në Turqi

Pacientja 25-vjeçare, A. D., e cila dy ditë më parë pësoi djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit, si pasojë e zjarrit të rënë në hotelin “Brooklyn” në Vlorë ku po qëndronte për pushime, është nisur për trajtim të specializuar në Turqi.

Pacientja 25-vjeçare, A. D., e cila dy ditë më parë pësoi djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit, si pasojë e zjarrit të rënë në hotelin “Brooklyn” në Vlorë ku po qëndronte për pushime, është nisur për trajtim të specializuar në Turqi. Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjekësore dhe administrative nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,ku qëndroi nën kujdes e ekipeve të terapisë intensive pacientja do të vijojë trajtimin e specializuar në një spital në Turqi. Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në hotelin “Brooklyn” në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas policisë, flakët dyshohet se nisën nga djegia e prizës së një frigoriferi në restorantin e hotelit dhe më pas u përhapën në godinë. 6 pushues mbetën të plagosur, 5 prej tyre nga Kosova dhe një nga Rrësheni. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb