Familjarët e Ana Dyrmishit, 25-vjeçares që ka pësuar djegie në mbi 85% të sipërfaqes së trupit pas zjarrit në hotelin 'Brooklyn' në Vlorë, kanë kërkuar transferimin e saj në Turqi, për të marrë një trajtim mjekësor më të specializuar. Sipas informacioneve nga burime brenda spitalit, kërkesa e familjarëve po shqyrtohet nga stafi i QSUT-së. Mjekët po vlerësojnë gjendjen shëndetësore të 25-vjeçares, për të përcaktuar nëse ajo është në kushte të përshtatshme për t’u transportuar në Turqi. LEXO edhe...Po ngjitej drejt kalasë së Beratit, përfn në flakë autobusi me turistë! Nuk ka të lënduar (VIDEO) 6 persona, 5 nga Kosova dhe 1 nga Rrësheni, u lënduan nga zjarri që përfshiu mëngjesin e së dielës hotelin në Lungomare. Në përpjekje për të shpëtuar, pushuesit u detyruan të hidheshin edhe nga ballkonet për t’u shpëtuar flakëve. Veç Dyrmishit, nën monitorim vijon të jetë edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi, i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të trupit. Të plagosurit e tjerë, dy prej të cilëve, Nderim dhe Arlinda Rexhepi, përfunduan te ‘Trauma’ nga frakturat, janë në gjendje të stabilizuar. Zjarri nisi në katin e parë të hotelit për shkak të defektit në prizën elektrike të frigoriferit. Brenda godinës së “Brooklyn Hotel” në pronësi të Manushaqe Abazit, kishte dhe pushues të tjerë të huaj të cilët fatmirësisht shpëtuan pa lëndime. Pas zjarrit, autoritetet janë vënë në lëvizje për kontrolle më të forta në hotele dhe verifikim i masave kundër zjarrit në të gjitha strukturat akomoduese. P.J/ReportTv.al Vlore zjarr hotel brooklyn Ana Dyrmishi QSUT djegie Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.3% Shoqëria 24.9% Social media 16.8% Vota total: 2897 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

