Lajme Zone
Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin 'Brooklyn' në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi! Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin 'Brooklyn' në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi! Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar

Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjekësore dhe administrative nga QSUT dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Ambasadën e Turqisë dhe autoritetet shëndetësore turke, pacientja do të vijojë trajtimin e specializuar në një spital në Turqi, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ana Dyrmishit, 25-vjeçarja që ka pësuar djegie në mbi 85% të sipërfaqes së trupit pas zjarrit në hotelin 'Brooklyn' në Vlorë, është transferuar në Turqi, për të marrë një trajtim mjekësor më të specializuar. Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjekësore dhe administrative nga QSUT dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Ambasadën e Turqisë dhe autoritetet shëndetësore turke, pacientja do të vijojë trajtimin e specializuar në një spital në Turqi, njofton Ministria e Shëndetësisë. Shpenzimet për trajtimin e pacientes në Turqi do të mbulohen nga shteti shqiptar. LEXO EDHE:Vrasja me thikë e portugezit/ Punonte si bodyguard te ‘Principote’, arrestohet polici! 6 persona, 5 nga Kosova dhe 1 nga Rrësheni, u lënduan nga zjarri që përfshiu mëngjesin e së dielës hotelin në Lungomare. Në përpjekje për të shpëtuar, pushuesit u detyruan të hidheshin edhe nga ballkonet për t’u shpëtuar flakëve. Veç Dyrmishit, nën monitorim vijon të jetë edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi, i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të trupit. Të plagosurit e tjerë, dy prej të cilëve, Nderim dhe Arlinda Rexhepi, përfunduan te ‘Trauma’ nga frakturat, janë në gjendje të stabilizuar. Zjarri nisi në katin e parë të hotelit për shkak të defektit në prizën elektrike të frigoriferit. Brenda godinës së “Brooklyn Hotel” në pronësi të Manushaqe Abazit, kishte dhe pushues të tjerë të huaj të cilët fatmirësisht shpëtuan pa lëndime. Pas zjarrit, autoritetet janë vënë në lëvizje për kontrolle më të forta në hotele dhe verifikim i masave kundër zjarrit në të gjitha strukturat akomoduese. P.J/Shqiptarja.com TAG: djegie QSUT Ana Dyrmishi hotel brooklyn zjarr Vlore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58% Shoqëria 25.1% Social media 16.8% Vota total: 2996 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?