Një 68-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë, teksa po lahej në det.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”. Sipas informacionit paraprak, shtetasi 68 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që ndodhej në det dhe, për pasojë, është mbytur.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet velipoje

