Lajme Zone
Peshqit e ngordhur, nis pastrimi i liqenit të Kasharajt në Lushnjë! Ministri Salla: Përgjegjëse Bashkia e Lushnjës! Nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Peshqit e ngordhur, nis pastrimi i liqenit të Kasharajt në Lushnjë! Ministri Salla: Përgjegjëse Bashkia e Lushnjës! Nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën (VIDEO)

Inxhinieri hidroteknik i bordit të kullimit Fier Ferdinant Dervishi shprehet se teknikisht shkarkuesit dhe mirëmbajtja e veprave të tilla bëhet çdo shtator sepse është rezervuar i kategorisë së parë.

Ka nisur pastrimi i rezervuarit të Kasharajt në Lushnjë, ku mijëra peshq ngordhën pas zbrazjes së ujit për punimet në digë dhe shkarkues. Forcat e Armatosura, Bordi i Kullimit dhe Bashkia e Lushnjës janë angazhuar me mjete në terren për largimin e peshqve të ngordhur dhe pastrimin e ujëmbledhësit. Ndërkohë, nën hetim është vënë Fredi Mara, 58 vjeç, administrator i firmës që po kryen rehabilitimin e digës. Sipas policisë, kompania nuk mori masat e duhura për menaxhimin e ujërave gjatë punimeve. Hetimet po kryhen për dëmtim të habitateve dhe ndotje të ajrit, ujërave dhe tokës. Në rezervuar shkoi edhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla. I pyetur se kujt i takonte përgjegjësia për peshqit që ndodheshin në ujëmbledhës përpara zbrazjes së tij, ministri tha se përgjegjësia i takon Bashkisë së Lushnjës. LEXO EDHE:Ullinjtë shkrumbohen nga zjarri pranë Parkut të Apolonisë në Fier, banorët e dëshpëruar: Aty i kishim shpresat! (VIDEO) “Kjo është totalisht e bashkisë. Ne jemi në ndihmë të bashkisë dhe për ta asistuar në të gjithë mënyrën me Bordin e Kullimit, me drejtorin e Peshkimit dhe gjithë stafin e Ministrisë së Bujqësisë”, tha Salla. Salla tha se subjekti që kishte kontratën për shfrytëzimin e peshkut deri në vitin 2022 ishte njoftuar nga bashkia për largimin e tij përpara ndërhyrjes. “Bashkia ka bërë kontrollet e duhura për pjesën që i takon dhe normalisht ne jemi në mbështetje të kësaj situate, por që në pjesën që kompania apo biznesi që ka pasur kontratë deri në vitin 2022, sipas njoftimit që bashkia i ka bërë subjektit, ka qenë i njoftuar për lëvizjen apo grumbullimin e heqjes së peshkut”, vijoi ai. Për operacionin e pastrimit në terren ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Ushtria po punon për largimin e rrjetës që ka bllokuar veprën ujëdalëse, ndërsa ndërhyrja pritet të përfjë brenda dy ditësh. “Ka ndodhur që është zbrazur rezervuari dhe peshku ka dalë në sipërfaqe. Po punojmë me forcat e bashkisë dhe ato të Armatosura që të bëjmë të mundur të largojmë rrjetën që ka bllokuar veprën ujëdalëse. Në momentin që do të bëjmë të mundur që të lirohet kanali i bllokuar dhe uji që mbetet ende në basenin e rezervuarit, do të bëhet e mundur forca e të gjithë mjeteve për të pastruar rezervuarin e mbetur dhe peshkut. Besoj shumë shpejt, brenda ditës së sotme, maksimumi nesër, situata do të jetë normalizuar”, tha Nufi. Por ndërhyrja që përfi me ngordhjen masive të peshqve lidhet me një problem të vjetër të shkarkuesit. Inxhinieri hidroteknik i Bordit të Kullimit Fier, Ferdinant Dervishi, thotë se zbrazja ishte e vetmja mënyrë për të hapur portat e bllokuara. “Ky është rezervuar i kategorisë së parë, me rrezikshmëri të lartë, 3 porta sigurie. Në momentin që vjen pika e vdekjes, që mbushet kulla e marrjes së ujit, kjo vepër duhet të ngrihet që rezervuari të funksionojë. Me ndërhyrjen, do të arrihet mbilartësimi. E vetmja mënyrë është shkarkimi i rezervuarit. Kjo është e parashikuar edhe nga rregullorja që thotë çdo fund shtatori duhet të kontrollohen shkarkuesit, kullat e marrjes së ujit. Ndërhyrja është e domosdoshme, ndryshe do të shkaktonte katastrofë në qytetin e Lushnjës. Nuk ka mënyrë tjetër për hapjen e portave të ujit”, vijon ai. Për rehabilitimin e shkarkuesit, Bashkia e Lushnjës ka akorduar 32 milionë lekë. Punimet duhej të kishin përfunduar prej një viti, por firma zbatuese kërkoi shtyrjen e afatit. Sipas ministrit Salla, deri tani është realizuar mbi 90% e ndërhyrjes. Rezervuari i Kasharajt është ndërtuar në vitin 1985 dhe është i dyti më i madh në Myzeqe, me sipërfaqe ujore 190 hektarë dhe kapacitet 11 milionë metër kub ujë. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: lushnje Fier Ermal Nufi ferdinant dervishi Ministria e bujqësisë Fredi Mara Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.6% Disi 7.4% Vota total: 4448 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?