Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Sportisti ka pasur një fletëthirrje për t’u paraqitur në orën 11:15, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së institucionit të drejtësisë.
Megjithatë, deri më tani nuk ka ende informacion zyrtar lidhur me arsyet që kanë çuar në thirrjen e Qerimajt në SPAK. Mbetet e paqartë nëse ai do të pyetet në lidhje me një çështje konkrete apo në çfarë cilësie është thirrur nga prokurorët e posaçëm.

