Lajme Zone
Pesë kandidatë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, KLP nis verifikimin
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pesë kandidatë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, KLP nis verifikimin

Pesë kandidatë kanë dorëzuar aplikimet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Afati zyrtar për aplikimet përfundoi më 1 gusht, por duke qenë se kjo datë ishte e shtunë, në KLP priten ende aplikime të mundshme. Në garë deri tani janë Adnan Xholi, Rovena Zoto, Ylli Pjetërnikaj, Fatjona Memçaj dhe ish-prokurorja e përgjithshme Arta Marku.

Pesë kandidatë kanë dorëzuar aplikimet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Afati zyrtar për aplikimet përfi më 1 gusht, por duke qenë se kjo datë ishte e shtunë, në KLP priten ende aplikime të mundshme. Në garë deri tani janë Adnan Xholi, Rovena Zoto, Ylli Pjetërnikaj, Fatjona Memçaj dhe ish-prokurorja e përgjithshme Arta Marku.

Kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, kishte dorëzuar fillimisht kandidaturën, por më pas u tërhoq nga gara. Ndërkohë, kandidatët e mbetur do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga KLP për të parë nëse plotësojnë kriteret ligjore.

Sipas procedurës, deri më 14 gusht Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përfjë shqyrtimin e dokumentacionit dhe më pas do t’i propozojë Kuvendit tre kandidatë. Prokurori i ri i Përgjithshëm do të zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar, ndërsa mandati i kreut aktual të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, përfn në muajin dhjetor.