Lajme Zone
KulturëShqiptarja

PERSONAZH/ Shpresa Makashi, artizania nga Prizreni që u jep ‘jetë’ punimeve të dorës: Përpiqem të ruaj traditën


Shpresa Makashi është mjaft e apasionuar pas punës së dorës dhe për këtë arsye është angazhuar në një shoqatë për ruajtjen e traditës së artizanatit. Me banim në Prizren të Kosovës, ajo thotë se nuk mungon bashkëpunimi me artizanet në vendin tonë.

Në Prizren, gratë dhe vajzat po u japin jetë punimeve të dorës. Me ngjyra, motive të thurura me kujdes, çantat e veshjet ruajnë elemente të traditës, por njëkohësisht përshtaten me kërkesat e tregut. Mes tyre është Shpresa Makashi, e cila menaxhon një shoqatë të grave dhe vajzave zejtare. Pavarësisht vështirësive, synimi është ruajtja e teknikave tradicionale. LEXO EDHE:Organizohet 'CrossFit Open Day' në Prizren, Kosova synon masivizimin e këtij sporti! Strategjia përmes aktiviteteve jashtë palestrave (VIDEO) “Prizreni është i njohur me filigranin dhe punëdoret e veshjeve tradicionale. Kohët e fundit gratë kanë nisur të shkojnë në trajnime të ndryshme dhe të punojnë me punëdore, thurje dhe t’i modernizojnë. Punëdore tani janë çantat, bizhuteritë, por me traditat e vjetra”, thotë artizania. Turistët që vizitojnë Prizrenin tregojnë interes për punimet me dorë, ndërsa gjatë fundjavave gratë dhe vajzat zejtare i ekspozojnë produktet në zonën historike. “Ka shumë interesim të turistëve dhe nëse dalim rregullisht, edhe shitje. Janë punime shumë të bukura, ka shumëllojshmëri duke filluar nga veshjet kombëtare, çanta, plisa, punime druri e bizhuteri”, thotë Makashi. Bashkëpunimi me artizanet nga Shqipëria është një tjetër mundësi për to. “Të trashëgohen në gjeneratat e reja këto punime. Mëkat është të humbasë puna e dorës”, shprehet artizania. Mbështetja institucionale mbetet ende e pamjaftueshme nga shteti i Kosoves. “Transporti, të na lehtësohet ku të flemë ose nëse shkojmë diku dhe duhet t’i paguash të gjitha vetë, duhet të shesësh më shumë për të fituar diçka. Nëse do të na e lehtësonin pak punën, do të ishte mirë”, thotë ajo. Makashi kërkon më shumë lehtësira, veçanërisht për transportin dhe akomodimin gjatë pjesëmarrjes në panaire. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: shpresa makashi pune dore artizane Prizren Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 6329 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?