Në mbi 1000 metra lartësi, mes maleve, ajrit të pastër dhe një qielli të mbushur me yje, Fushë-Studën u kthye për një natë në destinacionin e mijëra vizitorëve. Mbi katër mijë persona morën pjesë në edicionin e tretë të “Natës së Yjeve”, aktivitet i organizuar nga Bashkia Librazhd, që tashmë është kthyer në një nga ngjarjet më të veçanta të verës në zonë. LEXO edhe...Muzikë, sport dhe natyrë, festivali 'Ah Theth' çel sot siparin mes Alpeve të Shqipërisë! Rama: Mos e humbisni këtë fundjavë (VIDEO) Rruga e shtruar drejt Fushë-Studënit të çon larg zhurmës së qytetit, në një hapësirë ku muzika dhe natyra bëhen pjesë e së njëjtës atmosferë. Çadrat e ngritura nga vizitorët, familjet, të rinjtë dhe tingujt nga skena krijuan një pamje krejt ndryshe nga një koncert i zakonshëm. Në skenë u ngjitën artistë të njohur, mes tyre Eneida Tarifa dhe Olsi Bylyku, ndërsa festa vijoi nën qiellin e hapur. Por muzika nuk ishte e vetmja arsye që njerëzit zgjodhën këtë destinacion. Një nga momentet më të veçanta ishte vëzhgimi i Hënës dhe yjeve përmes teleskopit. Shumë vizitorë zgjodhën gjithashtu të qëndronin gjatë natës në çadrat e tyre, duke e përjetuar Fushë-Studënin si një kamping të madh nën yje. Për banorët e Librazhdit, aktiviteti është tashmë edhe një moment takimi mes familjeve, emigrantëve që rikthehen për pushime dhe vizitorëve nga qytete të ndryshme. Përtej festës, “Festivali i Yjeve” po i jep vëmendje edhe potencialit turistik të Fushë-Studënit, një zonë me natyrë të pasur, temperatura të freskëta gjatë verës dhe një peizazh që mund të shijohet në çdo stinë. Dhe kur muzika u shua, mbi Fushë-Studën mbeti ajo që e bëri këtë natë të veçantë: Hëna, yjet dhe qetësia e maleve. Një natë ndryshe, që tashmë ka gjetur vendin e saj në verën e Librazhdit. Share R.Xh/E.H/ReportTv.al librazhd Elbasan Fushe Studen Nata e yjeve eneida tarifa olsi bylyku festival Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 6329 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
