Lajme Zone
Përshtatën lokalin për shitje të lëndëve narkotike, në pranga pronari dhe punonjësi në Himarë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Përshtatën lokalin për shitje të lëndëve narkotike, në pranga pronari dhe punonjësi në Himarë

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Himarës mbrëmjen e djeshme, pasi dyshohet se kishin përshtatur lokalin për shitjen e lëndëve narkotike.

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Himarës mbrëmjen e djeshme, pasi dyshohet se kishin përshtatur lokalin për shitjen e lëndëve narkotike. Sipas raportimeve të Policisë, në pranga kanë rënë M. B., 33 vjeç, pronari i lokalit, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një armë sportive pa leje, si dhe Gj. Gj., 20 vjeç, punonjës në këtë lokal. Gjatë kontrollit fizik të 20-vjeçarit, iu gjetën 5 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe 8 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 150 doza kokainë, 8 doza Cannabis Sativa, arma sportive, 2 celularë dhe 1 peshore elektronike. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, se në një lokal nate në plazhin e Potamit, shiteshin lëndë narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë finalizuan operacionin e koduar “Late-night”. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë, në ambientet e subjektit, mundësoi arrestimin në flagrancë të pronarit, shtetasit M. B., 33 vjeç, banues në Tepelenë, dhe banakierit, shtetasit A. Gj., 20 vjeç, banues në Lazarat. 20-vjeçarit iu gjetën gjatë kontrollit fizik, 5 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 8 doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërkaq, gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit, u gjetën 145 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike, si dhe 1 armë sportive (pistoletë) që posedohej pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.