Një tjetër moment tensionesh është shënuar te Ministria e Arsimit. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, bën me dije se protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe bomba molotov drejt efektivëve të Policisë.
Këta të fundit janë përgjigjur duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, si dhe kanë kryer disa shoqërime .
Pas përshkallëzimit të situatës, protestuesit kanë nisur të shpërndahen, duke u drejtuar drejt zonës së qendrës. Top Channel

