Përplasja përpara godinës së Ministrisë së Arsimit ka arritur kulmin e tensioneve. Pasi disa protestues çanë kordonin e sigurisë dhe u futën brenda rrethimit të institucionit, forcat e Policisë së Shtetit kanë aktivizuar autobotin e ujit me presion për të shpërndarë turmën. Përmes hedhjes së ujit, forcat e rendit po tentojnë të sprapsin protestuesit nga perimetri i brendshëm i ministrisë dhe të largojnë turmën nga hyrja kryesore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
