Situata në protestën para Kuvendit është përshkallëzuar, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Si pasojë e gazit, disa qytetarë kanë shfaqur shqetësime shëndetësore madje, një prej protestuesve është parë teksa lan sytë me qumësht, pasi është dëmtuar nga gazi lotsjellës.
Ndërkohë, disa protestues të tjerë kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore dhe janë transportuar në spital për të marrë trajtim.
Përdorimi i gazit lotsjellës ka u përdor kur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë, ndërsa jashtë Kuvendit po zhvillohet protesta kundër Reformës Administrativo-Territoriale.
Situata në zonën përreth Parlamentit mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vijon paralelisht me seancën plenare në Kuvend. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

