Lajme Zone
Përshkallëzohet protesta në Tiranë, tubuesit kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, tubuesit kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë

Protesta e 94-të radhazi kundër qeverisë po zhvillohet këtë të martë në Tiranë, ndërsa situata është tensionuar në zonën përpara Kryeministrisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë në ambientet e godinës së Kryeministrisë, por janë ndalur nga forcat e rendit.

Protesta e 94-të radhazi kundër qeverisë po zhvillohet këtë të martë në Tiranë, ndërsa situata është tensionuar në zonën përpara Kryeministrisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë në ambientet e godinës së Kryeministrisë, por janë ndalur nga forcat e rendit.Në këto momente, policia është vendosur “gardh” para godinës, duke penguar protestuesit të afrohen më tej. Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit kërkojnë të futen në ambientet e Kryeministrisë. Protesta e sotme shënon ditën e 94-të të një aksioni qytetar që ka nisur prej më shumë se tre muajsh. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në listën e kërkesave të tyre përfshihen edhe ndryshimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor.Organizatorët kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzim të protestave gjatë muajve shtator dhe tetor, duke kërkuar një mobilizim më të gjerë qytetar. Situata mbetet në zhvillim. /Tch/