Lajme Zone
Përshkallëzohet konflikti mes Jemenit dhe Arabisë Saudite, breshëri dronësh nga Huthit: Përgjigje ndaj 300 sulmeve ajrore
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përshkallëzohet konflikti mes Jemenit dhe Arabisë Saudite, breshëri dronësh nga Huthit: Përgjigje ndaj 300 sulmeve ajrore

Konflikti disavjeçar mes Jemenit dhe Arabisë Saudite është përshkallëzuar.

Konflikti disavjeçar mes Jemenit dhe Arabisë Saudite është përshkallëzuar. Zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, konfirmoi përmes një deklarate se një “numër i madh raketash balistike, raketash lundrimi dronësh reaktivë” u lëshuan drejt “zonave tejet të ndjeshme” të mbretërisë saudite.

Goditjet u përqendruan në kryeqytetin Riad dhe në qytetin bregdetar të Yanbu-së, ku ndodhen objektet kryesore të kompanisë shtetërore të gjigantit të naftës dhe gazit, “Aramco”.

Sipas Huthëve, ky operacion erdhi si një “përgjigje ndaj krimeve dhe 300 sulmeve ajrore” që sauditët ka kryer gjatë javës së kaluar mbi kryeqytetin e Jemenit, Sanaa.

Shtëllunga të dëndura tymi të zi u ngritën nga rezervuarët e karburantit pranë aeroportit ndërkombëtar të Riadit, ku siguria u ngrit në nivelin maksimal.

Për herë të parë pas muajsh të tërë qetësie, në kryeqytetin saudit ranë sirenat e alarmit të mbrojtjes ajrore dhe qytetarëve iu kërkua zyrtarisht të qëndronin në shtëpi.

Ndërkohë, autoritetet zyrtare të Arabisë Saudite kanë zgjedhur të heshtin, duke mos bërë asnjë koment mbi shkallën e dëmeve apo sistemet e tyre të mbrojtjes “Patriot”.

Paralelisht me sulmet ajrore, luftimet e ashpra të ndodhura këtë të shtunë në terren midis rebelëve dhe forcave qeveritare të mbështetura nga sauditët kanë lënë të paktën 48 të vrarë brenda 24 orëve. Kjo valë e re dhune ka rënduar akoma më shumë krizën humanitare. Top Channel