Lajme Zone
Përsëritet tragjedia te mbikalimi i TEG-u, dy aksidente fatale në të njëjtin vend brenda dy vitesh
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Përsëritet tragjedia te mbikalimi i TEG-u, dy aksidente fatale në të njëjtin vend brenda dy vitesh

Rrethrrotullimi pranë TEG-ut është kthyer sërish në skenë të një aksidenti fatal. Pasditen e kësaj të mërkure, një betoniere u përplas me një automjet në Unazën e Madhe dhe më pas theu barrierat mbrojtëse, duke rënë nga mbikalimi mbi një tjetër makinë që po lëvizte në aksin poshtë. Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i betonieres, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur. Nuk është hera

Rrethrrotullimi pranë TEG-ut është kthyer sërish në skenë të një aksidenti fatal. Pasditen e kësaj të mërkure, një betoniere u përplas me një automjet në Unazën e Madhe dhe më pas theu barrierat mbrojtëse, duke rënë nga mbikalimi mbi një tjetër makinë që po lëvizte në aksin poshtë. Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i betonieres, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur. Nuk është hera e parë që në këtë pikë ndodh një ngjarje tragjike.

Rreth dy vite më parë, në të njëjtin vend, një automjet tip "Audi" doli nga rruga, çau barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi mbi një automjet tjetër tip "Honda". Bilanci i atij aksidenti ishte edhe më i rëndë: dy vajza që udhëtonin me "Audi"-n humbën jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe tre personat që ndodheshin në "Honda" mbetën të plagosur.

Dy aksidentet e rënda, të ndodhura në të njëjtin segment rrugor, rikthejnë vëmendjen te siguria në këtë nyje të rëndësishme të qarkullimit, ndërsa aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një nga shqetësimet më serioze në vend. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm