Lajme Zone
Persekutimi i bektashizmit ndër shekuj/ Konferencë shkencore në Selinë e Shenjtë 200 vite nga ngjarjet
KulturëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Persekutimi i bektashizmit ndër shekuj/ Konferencë shkencore në Selinë e Shenjtë 200 vite nga ngjarjet

Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë. Konferenca me temë “Vështrim mbi përsekutimin bektashian në shekuj dhe mbijetesën”, u mbajt me rastin e 200-vjetorit të përndjekjes së Urdhrit Bektashian nga Sulltan Mahmudi II, në vitin 1826, nën kujdesin e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Në a

Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë.

Konferenca me temë “Vështrim mbi përsekutimin bektashian në shekuj dhe mbijetesën”, u mbajt me rastin e 200-vjetorit të përndjekjes së Urdhrit Bektashian nga Sulltan Mahmudi II, në vitin 1826, nën kujdesin e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane u mblodhën klerikë, myhibë, besimtarë dhe dashamirës nga gjyshatat bektashiane të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe studiues, akademikë, personalitete të jetës publike, përfaqësues të institucioneve shtetërore, të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Ambasadës së Greqisë, si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës. Në kuadër të konferencës u mbajtën kumtesa të shumta shkencore, ndërsa nuk mungoi as fjala përshëndetëse e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Në fjalën e tij ai theksoi rëndësinë e kujtesës historike, të qëndresës shpirtërore dhe të amanetit që ka mbajtur gjallë traditën bektashiane ndër breza. Ai u ndal veçanërisht te dy ngjarjet që bashkuan këtë përkujtim: përndjekja e Urdhrit Bektashian në vitin 1826 dhe kalimi në amshim i ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian Dede Ahmet Myftari, më 10 korrik 1980. “Në jetën e kombeve dhe të tarikateve shpirtërore ka data që nuk maten me kalendarin e viteve, por me peshën që lënë në ndërgjegjen historike të brezave. Ka ngjarje që nuk mbeten vetëm kujtesë e së kaluarës, por shndërrohen në busull morale për të ardhmen. Ka njerëz që, edhe pasi largohen nga kjo botë, vazhdojnë të jetojnë në ndërgjegjen e komunitetit si shenja të një misioni të përmbushur. Sot jemi mbledhur përballë dy prej këtyre momenteve. Në shikim të parë, këto dy ngjarje duken të ndara nga një hendek prej dy shekujsh. Por në thelbin e tyre ato janë pjesë e së njëjtës histori”,-tha Shenjtëria e Tij. Në përfundim të sesionit shkencor, të pranishmit vizituan ekspozitën fotografike “Persekutimi i bektashizmit në shekuj dhe mbijetesa”, të përgatitur posaçërisht për këtë veprimtari./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.