Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Përse nuk hetohet si u nxor rrufeshëm News24 nga Kayo?”, Këlliçi flet për skemë korrupsioni në shëndetësi: Konsulli ynë në Izrael do të bëhet si Ron Yeffet


Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, foli për një sërë akuzash ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur edhe ngjarja e paprecedentë me News24, ku kompania Kayo nxori punonjësit e televizionit nga godina. Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Këlliçi tha se çështja “Albanian Files” është dërguar në SPAK nga PD-ja dhe aktivistë të protestës. Këlliçi akuzoi Ramën se, sipas tij, e drejton shtetin duke mos respektuar institucionet dhe ligjin. Ai iu referua edhe debateve të kryeministrit me opozitën në Kuvend, duke thënë se Rama e konsideron pjesëmarrjen në seancat parlamentare si “angari”.

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, foli për një sërë akuzash ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur edhe ngjarja e paprecedentë me News24, ku kompania Kayo nxori punonjësit e televizionit nga godina. Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Këlliçi tha se çështja “Albanian Files” është dërguar në SPAK nga PD-ja dhe aktivistë të protestës. Këlliçi akuzoi Ramën se, sipas tij, e drejton shtetin duke mos respektuar institucionet dhe ligjin. Ai iu referua edhe debateve të kryeministrit me opozitën në Kuvend, duke thënë se Rama e konsideron pjesëmarrjen në seancat parlamentare si “angari”. “Kur zoti Bardhi i tha: në një vit legjislaturë keni ardhur vetëm pesë herë, përgjigjja e Ramës ishte: edhe aq kam ardhur shumë, se nuk e meritoni. Ky e sheh si angari këtë gjë, nuk e njeh ligjin dhe institucionet. Sot kemi të bëjmë me autokrat”, deklaroi Këlliçi. Më tej, ai foli për çështjen e Kayo-s dhe akuzat lidhur me 34 milionë euro, duke pretenduar se këto para kanë përfunduar te Ron Yeffet. Këlliçi ngriti pyetje mbi origjinën e pronës dhe arsyet se përse, sipas tij, nuk lejohet hetimi parlamentar. “Rama thotë se te Kayo nuk ka veprimtari korruptive. 34 milionë eurot që kanë shkuar në xhepat e Yeffet, janë dhënë sipas tij në mënyrë të rregullt. Por pse nuk e lejon ky hetimin? Origjina e pronës?”, tha ai. Këlliçi iu referua edhe largimit të News24 nga ambientet e Kayo-s, për t’iu dhënë Roni Yeffet. “Edhe punonjësin e këtij televizioni të nderuar u nxorën me dhunë, në një mëngjes vere, në mënyrë të rrufeshme, duke ia dhënë Kayo-s, Roni Yeffet”, u shpreh ai. Ai kërkoi gjithashtu transparencë për çështjen, duke ngritur pyetje mbi arsyet përse, sipas tij, Rama nuk lejon ngritjen e një komisioni parlamentar për të shqyrtuar këtë çështje. “Nëse aty është transparencë çdo gjë, për të rritur teknologjinë tonë ushtarake, përse Rama nuk e lejon këtë komision, që të vijë ministri i Mbrojtjes, dhe të thotë dhe të flasin për krenaritë e tyre”, deklaroi Këlliçi. Më tej, ai pretendoi se skema të ngjashme mund të shtrihen edhe në sektorin e shëndetësisë, duke përmendur emrin e Sani Sanilevich dhe lidhje që, sipas tij, kanë të bëjnë me sektorin bankar dhe përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë në Izrael. “Këto skema do të shtrihen dhe në shëndetësi. Është Sani Sanilevich, i njëjti individ te banka e parë digjitale në vend, Yet Bank, konsulli ynë në Izrael. Sot kemi paraqitur dhe janë paraqitur nga Bozdo dhe Kaso disa nisma tona ligjore për të parandaluar skemat mashtruese te qytetarët”, tha Këlliçi. Në përfundim, ai deklaroi se opozita do të vijojë të hetojë politikisht çështjen dhe akuzoi qeverinë për një skemë që e cilësoi korruptive. “Ne do ta atakojmë këtë skemë politike korruptive, përmes Kayo-s, duke bërë hetimet tona”, përfi Këlliçi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kellici