Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas përplasjeve të ndodhura këtë të martë gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, teksa i ka bërë një apel ministrit të Brendshëm, Ervin Demo.. Koçeku i kërkoi ministrit të mbrojë studentët dhe të trajtojë padrejtësitë që, sipas saj, i kanë nxjerrë ata në protestë. “Ervin Demo, dhuna kundër studentëve nuk duhet të jetë suksesi yt i parë pas ardhjes në detyrë si ministër i Brendshëm. Ndalo dhunën, mbro studentët dhe lufto padrejtësitë që i kanë çuar ata studentë në shesh. Ngjarja e sotme të tregoi frikacak e të padrejtë. Po mbroheni me dhunë kundër njerëzve që nuk i shmangni dot. Hiqni duart prej studentëve!”, shkruan Koçeku. LIVE- Përplasje fizike mes policisë dhe studentëve para Ministrisë së Arsimit, autoboti i ujit shpërndan turmën, shoqërohen disa persona!

