Situata e regjistruar në qytetin e Korçës gjatë protestës ka shënuar zhvillime të reja lidhur me masat e marra nga forcat e rendit. Deri në këto momente, numri i personave të shoqëruar nga policia ka shkuar në 13. Sipas informacioneve nga terreni, në mesin e të shoqëruarve janë 9 të mitur dhe 4 të rritur. Kujtojmë se gjatë ndërhyrjes së policisë, ky veprim është shoqëruar me tensione dhe reagime të forta, ku ndërhyri edhe një avokat i cili u bëjë thirrje efektivëve: “Po merrni fëmijët! Lërini të protestojnë!”, duke kundërshtuar shoqërimet e dhunshme në zonë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

