Lajme Zone
Përplasjet me policinë, reagon Bardhi: Dënoj dhunën ndaj protestuesve
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasjet me policinë, reagon Bardhi: Dënoj dhunën ndaj protestuesve

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së një dite më parë para Kryeministrisë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së një dite më parë para Kryeministrisë. Në reagimin e tij, Bardhi ka dënuar atë që e cilëson si dhunë dhe keqpërdorim të Policisë së Shtetit ndaj protestuesve. “95 ditë protestë. 95 ditë rezistencë. Dhe përgjigjja e qeverisë? Dhunë dhe polici!”, shkruan Bardhi. Sipas tij, përdorimi i forcës nga pushteti vjen në një moment kur, siç shprehet ai, mungojnë argumentet dhe dialogu me qytetarët. Bardhi ka kërkuar gjithashtu lirimin e 14 protestuesve të arrestuar pas përplasjeve. “Dënoj me forcë keqpërdorimin e Policisë së Shtetit, dhunën ndaj protestuesve dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të 14 protestuesve të arrestuar padrejtësisht”, deklaron Bardhi.