Dy makina ujëhedhëse janë vënë në punë midis Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Ndërkohë, një i ri është ngjitur në dritaren e zyrës në katin e parë të Kryesisë së Kuvendit, duke tentuat të thyejë ambientin dhe dritaren. Një pjesë e protestuesve tërhiqen në momentin kur hidhet gazi lotsjellës, por nga ana tjetër ka ende protestues të cilët qëndrojnë përtej gazit apo hedhjes së ujit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Kanë qenë të shumta herët ku është tentuar për t’i vënë flakën godinave dhe institucioneve pavarësisht numrit të lartë të efektivëve të cilët përpiqen ti shpërndfajnë këta të fundit. Si protestuesit ashtu edhe trupa e policisë janë të shpërndarë në disa grupe.
