Foto nga vendi i ngjarjes Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në rrugën nacionale Çermë–Divjakë, në afërsi të fshatit Çermë Shkumbin, ku një 39-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur ballë për ballë. Për shkak të goditjes së fortë, ka ndërruar jetë në vendngjarje Barjam Kaçani, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili udhëtonte me automjetin tip "Opel". Nga ana tjetër, pesë personat që ndodheshin në BMW kanë pësuar lëndime. Mes tyre janë edhe tre fëmijë, të cilët, sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po marrin trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit fatal. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

