Lajme Zone
Përplasje e fortë mes dy automjeteve në Patos, lëndohen gruaja dhe fëmijët
SportJOQ Albania

Përplasje e fortë mes dy automjeteve në Patos, lëndohen gruaja dhe fëmijët

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në unazën e Patosit, ku janë përplasur dy automjete, një tip "Benz" dhe një tip "Citroen". Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur të lënduar bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit "Citroen", të cilët kanë pësuar dëmtime dhe kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Fierit për trajtim. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.