Një prej protestuesve është shoqëruar nga policia gjatë protestës së 94-t radhazi që po zhvillohet këtë mbrëmje në Tiranë. Shoqërimi ka ndodhur në një moment tensioni përpara Kryeministrisë, ku vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia po përpiqet për të zmbrapsur protestuesit që kanë tentuar të avancojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Një autobot ka mbërritur pranë institucionit për të qenë në gatishmëri në rast se situata do të përshkallëzojë. Top Channel

