Lajme Zone
Përplasja Rama-Veliaj, a rrezikon PS të humbasë Tiranën? Bido në Report TV: Nuk ndikon në zgjedhjet vendore! Demo dhe Koçiu do të ringrejnë strukturat socialiste në kryeqytet
PolitikëReport TV

Përplasja Rama-Veliaj, a rrezikon PS të humbasë Tiranën? Bido në Report TV: Nuk ndikon në zgjedhjet vendore! Demo dhe Koçiu do të ringrejnë strukturat socialiste në kryeqytet

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Bido pranoi se arrestimi i Veliajt ka krijuar amulli në strukturat e PS-së në kryeqytet por shprehu besim nw aftwsitw e Ervin Demos dhe Albana Koçiut nw

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj nuk do të ndikojë në rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Kështu u shpreh deputeti socialist Ardit Bido, i ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, duke argumentuar se qytetarët votojnë ofertat politike dhe jo përplasjet personale mes drejtuesve. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën 'prej telenovele' se si këto përplasje trajtohen në debatin publik “Jo, jo, jo. Në fund të ditës, qytetarët, përtej telenovelës që është sensacionale gjithmonë për opinionin publik, për bashkëbisedimin ditor në kafene, nuk votojnë këto telenovela, votojnë alternativat dhe ofertat politike. Unë jam i bindur që në këtë proces që ka nisur nga Asambleja, kandidatura e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës do të jetë fytyra më e mirë për një projekt politik. Është projekti politik ai i cili votohet. Janë alternativat politike. Patjetër ndikon individi, sepse individi e përfaqëson dhe do ta zbatojë atë ofertë politike, por janë ofertat politike të përfaqësuara nga individë të cilat votohen. Nuk besoj se do të ndikojë çfarëdolloj përplasjeje, çfarëdolloj telenovele në zgjedhjet e ardhshme”, tha Bido. LEXO edhe...Pandeli Majko sqaron debatin në Asamblenë e PS: Të largohen ata që kanë lidhje me krimin, përmenda video të sekuestruara nga SPAK, por jo ‘video erotike’ Deputeti socialist foli edhe për garën për Bashkinë e Tiranës, ku Ervin Demo dhe Albana Koçiu janë sipas tij, dyshja e duhur për të rikthyer frymën në strukturat socialiste të Tiranës që kanë kaluar një periudhë amullie pas arrestimit të Veliajt. Për Ervin Demon, Bido tha se është një administrator i zoti, që ka dhënë rezultate në drejtimin e Bashkisë së Beratit, ndërsa Albana Koçiun e cilësoi një figurë reformuese të administratës shtetërore. “Janë një dyshe e cila besoj se, si bashkëkryetarë të komanduar të Partisë Socialiste, do të mundet të ringrenë një frymë e cila, për arsye objektive, mungon sot në strukturat e Partisë Socialiste të Tiranës. Arrestimi i kryetarit të bashkisë, njëherazi kryetar i partisë, dhe pamundësia e drejtimit të këtyre strukturave për dy vjet, patjetër ka krijuar një amulli. Besoj se janë dyshja më e mirë për të ringritur strukturat e Partisë Socialiste në Tiranë”, deklaroi Bido. U.D/ReportTv.al ardit bido PS edi rama erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.1% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.4% Vota total: 4604 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?