Pas përplasjes për pagat e magjistratëve, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi pranon tryezën e thirrur nga Rama. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka komentuar përplasjen institucionale lidhur me pagat e magjistratëve, duke theksuar se mosmarrëveshja duhet të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin që do të marrë Gjykata Kushtetuese.
Gjatë mbledhjes ku pritet të zgjidhen tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Sadushi deklaroi se dialogu institucional është i domosdoshëm, por ai nuk mund të zëvendësojë vendimmarrjen kushtetuese.
“Kam mbrojtur dhe vazhdoj të mbroj dialogun institucional. Ndarja e pushteteve nuk nënkupton mungesën e dialogut ndërmjet tyre. Dialogu institucional, megjithatë, kërkon më shumë se uljen e palëve në një tryezë. Ai duhet të ketë një objekt të qartë, të respektojë kompetencat e secilit dhe të mbështetet në një bazë juridike të përbashkët. Për mosmarrëveshjen rreth ligjit për pagat e magjistratëve, është Gjykata Kushtetuese që do të vendosë përfundimisht. Kushtetuta nuk negociohet. As gjykimi kushtetues nuk mund të zëvendësohet nga një tryezë dialogu. Vendimi që do të merret duhet të respektohet dhe të zbatohet”, tha Sadushi.
Duke iu referuar tryezës së konsultimit të thirrur nga kryeministri Edi Rama, kreu i Gjykatës së Lartë u shpreh se diskutimi duhet të fokusohet te politika e pagave në sistemin e drejtësisë dhe mekanizmi për përcaktimin e tyre, pa paraprirë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.
“Pikërisht për këtë çështje qëndrimi ynë duhet të jetë i qartë. Për sa kohë ligji dhe pretendimet kushtetuese të ngritura ndaj tij janë në shqyrtim përpara Gjykatës Kushtetuese, themeli juridik i kësaj mosmarrëveshjeje nuk mund të negociohet në një tryezë tjetër. Nuk mund të negociohet kuptimi i Kushtetutës, fuqia detyruese e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe as të paraprihet ajo që mund të vendoset prej saj”, tha ai.
Sadushi nënvizoi se pjesëmarrja e gjyqtarëve në një proces dialogu nuk nënkupton tërheqje nga qëndrimet e tyre institucionale.
“Kjo nuk do të thotë se duhet të mbyllim derën e dialogut. Ato që mendojmë, ato që diskutojmë ndërmjet nesh dhe ato që kemi bërë publike duhet të kemi gatishmërinë t’i themi drejtpërdrejt në çdo tryezë. Prania në tryezë nuk do të thotë heqje dorë nga qëndrimet tona dhe as pranim i premisave të palës tjetër. Dialogu nuk është nënshtrim. Ai është mënyra institucionale për të mbrojtur qëndrimin me argumente, për të dëgjuar mendimin ndryshe dhe për të kërkuar hapësirën e bashkëpunimit që Kushtetuta lejon”, shtoi ai.
Kreu i Gjykatës së Lartë kërkoi që dialogu institucional të mos kufizohet vetëm te çështja e pagave, por të shtrihet edhe në problematika të tjera që lidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë.
“Dialogu nuk duhet të mbetet vetëm te paga. Është koha t’u japim përgjigje çështjeve që përcaktojnë funksionimin e drejtësisë: sa gjyqtarë dhe prokurorë i duhen Shqipërisë, si do të plotësohen vendet vakante, si do të ulet stoku i çështjeve dhe kohëzgjatja e proceseve? Duhet të përcaktojmë çfarë administrate, teknologjie, infrastrukture dhe sigurie u duhen gjykatave dhe si do të financohen këto nevoja në mënyrë të qëndrueshme. Për këtë duhen një rend pune konkret, përgjegjësi të qarta dhe vendime të zbatueshme”, shtoi ai. gjyqtarët pranojnë dialogun me ramën Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kokainë me motorin e porosive, arrestohen dy të rinj në Lushnjë 25 Shtator 2026, 09:3109:31Aktualitet “Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia tregon kur rikthehen temperaturat mbi 30 gradë 25 Shtator 2026, 09:1409:14Aktualitet Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90: Mund të pritet një sulm ushtarak nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet 25 Shtator 2026, 07:5507:55Aktualitet Sejamini zbërthen skemën: Të gjitha institucionet e shtetit ‘rrëfeheshin’ te Agasi, Rama merrte votat në fund nga krimi 25 Shtator 2026, 07:5307:53Aktualitet Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë? Të ardhurat bien 5% 25 Shtator 2026, 07:3807:38Aktualitet Rikthehen reshjet e shiut dhe stuhitë, çfarë na pret sot 25 Shtator 2026, 07:1807:18Aktualitet

