Lajme Zone
Përplasja me armë mes dy biznesmenëve, shpallet në kërkim edhe ish-deputeti
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasja me armë mes dy biznesmenëve, shpallet në kërkim edhe ish-deputeti

Ish-deputeti Bujar Muça, vëllai i biznesmenit Luan Muça të Delta Group, është shpallur në kërkim nga policia lidhur me konfliktin e ndodhur në ambientet e hotelit Regina Palm, në pronësi të biznesmenit Vasil Bedinaj. Për momentin nuk është bërë e qartë se cili ka qenë roli i Muçës në përplasjen mes dy grupeve, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe automjete, ndërsa në njërin prej tyre janë gjetur njolla gjaku, çka ka ngritur dyshimet se gjatë konfliktit mund të jetë plagosur edhe një person tjetër.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, pasi një konflikt për një tokë pranë hotelit Regina është kthyer në përplasje fizike dhe të armatosur. Punonjës të kompanisë “Swat Security”, së bashku me persona të tjerë të lidhur me Luan Muçën, kanë shkuar të armatosur në ambientet e hotelit, ku janë përballur me njerëzit e Vasil Bedinajt. Pas përplasjes, personat e përfshirë janë larguar me automjete, por konflikti ka vijuar edhe gjatë ndjekjes së tyre. Në zonën e rrethrrotullimit të Orikumit dhe më pas në drejtim të bypass-it, një Range Rover me tre persona është aksidentuar dhe është përmbysur. Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa në automjet është gjetur një pistoletë.

Hetimet janë shtrirë edhe në Vlorë, Fier dhe Tiranë, ku policia po verifikon nëse në spitale është paraqitur ndonjë person me plagë që mund të lidhen me ngjarjen. Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që njollat e gjakut të jenë shkaktuar nga dëmtimet prej xhamave të thyer të automjetit. Ndërkohë, raportohet se gjatë konfliktit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa gjatë kontrollit të një automjeti në Fier janë gjetur dy plumba brenda tij. Materialet hetimore pritet të hedhin dritë mbi përfshirjen e personave të tjerë dhe mbi të gjithë itinerarin e përplasjes.