Lajme Zone
Përplaset me makinën e një francezi në Shkodër, humb jetën 83-vjeçari! Shoferi i huaj shoqërohet në polici
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Përplaset me makinën e një francezi në Shkodër, humb jetën 83-vjeçari! Shoferi i huaj shoqërohet në polici

Një 83-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat.

Një aksident me pasojë vdekjen e një 83-vjeçari është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat. Viktima, Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër, u përfshi në përplasjen me një automjet që drejtohej nga njw 67 vjeçar francez. LEXO edhe...I mituri merr pa leje makinën e prindërve, vdes në aksident! Plagoset edhe bashkëmoshatari Si pasojë e aksidentit, i moshuari u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve. Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit, shtetasi francez, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e plota të aksidentit. U.D/ReportTv.al Shkoder kryebushat aksident me vdekje Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 74.5% Jo 21.2% Jam i/e dyzyuar 4.4% Vota total: 411 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?