Një aksident me Jet Ski ka ndodhur në liqenin e Kukësit, pasditen e djeshme. Dy persona kanë mbetur të dëmtuar pas përplasjes së dy mjeteve lundruese, ndërsa një 29-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë për “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”. Të dëmtuarit janë transportuar në spitalin e Prizrenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. LEXO edhe...Fundi i sezonit veror/ 41 mijë qytetarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri për fundjavë, 8 mijë pasagjerë largohen nga Porti i Vlorës drejt Italisë Dy Jet Ski-t janë sekuestruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. "Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kukës proceduan penalisht shtetasin E. T., 29 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”. Në liqenin e Kukësit, rreth orës 18:15, ky shtetas, duke drejtuar mjetin lundrues Jet Ski, ku ndodhej së bashku me shtetasin E. P., 46 vjeç, aksidentalisht është përplasur me mjetin lundrues Jet Ski që drejtohej nga shtetasi B. H., i cili po dilte në breg të liqenit për të ankoruar mjetin lundrues. Si pasojë, kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit E. T. dhe E. P., të cilët ndodhen në spitalin e Prizrenit, jashtë rrezikut për jetën.Mjetet lundruese u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Xh.K/ReportTv.al jet ski Kukes Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.9% Keq 29.7% Nuk e di 8.4% Vota total: 999 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

