Lajme Zone
Përpëlitjet e Veliajt dhe presioni ndaj Gjykatës së Lartë
PolitikëCNA

Përpëlitjet e Veliajt dhe presioni ndaj Gjykatës së Lartë

Një milion qytetarë, peng të një prokure ...

4 ORE ME PARE Një milion qytetarë, peng të një prokure Deri ku mund të arrijë çmenduria në këtë vend? Pyetja nuk është më retorike, sepse çdo ditë që kalon duket sikur realiteti shqiptar po përpiqet të kapërcejë kufijtë e absurdit dhe të prodhojë një situatë edhe më groteske se ajo e një dite më parë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ndodhet në paraburgim. Nga paraburgimi vendos t’i heqë kompetencat zëvendëskryetares së tij dhe, sapo krijohet një ngërç real në funksionimin e institucionit që administron kryeqytetin, avokati del publikisht i shqetësuar për fatin e Tiranës. Shqetësimi është prekës. Tirana duhet të qeveriset. Qyteti nuk mund të presë. Ka shkresa, vendime, probleme, administratë dhe qytetarë. Dhe, sipas kësaj logjike të re shtetformuese që po na ofrohet, zgjidhja është shumë e thjeshtë: Çojini shkresat në burg që kryetari t’i firmosë.

Deri këtu mund të mendosh se kemi të bëjmë thjesht me një përpjekje të dëshpëruar për të krijuar idenë se një kryetar bashkie mund ta ushtrojë normalisht detyrën e tij nga qelia. Por jo. Sepse pastaj vjen kulmi. Nëse nuk ia çoni dot shkresat kryetarit në burg, thotë avokati, m'i jepni mua, sepse kam prokurë. Dhe këtu, për disa sekonda, njeriu duhet të ndalojë dhe të pyesë veten nëse është duke dëgjuar një deklaratë serioze apo një skeç. Pra, Bashkia e Tiranës nuk është më thjesht një institucion publik. Qenka kthyer në një lloj trashëgimie private, ku pronari, edhe pse ndodhet në paraburgim, mund të organizojë punët nga larg dhe, nëse ka vështirësi komunikimi, mund të fusë në lojë avokatin e tij, sepse ky paska një prokurë.

Po çfarë prokure është kjo që na qenka bërë çelësi i administrimit të kryeqytetit? Që kur një prokurë private i jep një avokati të drejtën të futet në zinxhirin e funksionimit të administratës publike? Që kur kompetencat e një kryetari bashkie, të dhëna nga ligji dhe nga vota e qytetarëve, mund të trajtohen si një çështje private mes klientit dhe avokatit? Një avokat mund të përfaqësojë klientin e tij në gjykatë, përpara prokurorisë, përpara një institucioni, përpara çdo organi ku ligji ia njeh këtë të drejtë. Por që nga momenti kur dikush pretendon se prokura e një të pandehuri duhet ta fusë avokatin në mekanizmin e qeverisjes së Bashkisë së Tiranës, atëherë nuk kemi më të bëjmë me avokati. Kemi hyrë në territorin e një çmendurie institucionale, ku kufiri mes shtetit dhe interesit privat po fshihet me një shpejtësi alarmante.

Të imagjinosh sot se çfarë mund të prodhojë kjo logjikë është njëkohësisht qesharake dhe shqetësuese. Kryetari në qeli, administrata në zyrë dhe avokati në mes, me prokurën në dorë, si një lloj ministri pa portofol i Bashkisë së Tiranës. Sot çon shkresat, nesër ndoshta diskuton urgjencat, pasnesër koordinon drejtorët, pastaj mund të na shpjegohet se përse nuk duhet të marrë pjesë edhe në mbledhje, sepse në fund të fundit ai ka prokurë.

Çfarë na ndalon të vazhdojmë deri në fund këtë absurditet?! Nëse logjika është se vullneti i një personi të paraburgosur mund të kalojë nëpërmjet avokatit të tij për të mbajtur gjallë mekanizmin e një institucioni publik, atëherë pse duhet të kemi më rregulla për ushtrimin e funksioneve publike? Mjafton një noter, një prokurë dhe disa njerëz të gatshëm të bëjnë sikur nuk po shohin çfarë po ndodh. Dhe pikërisht kjo është pjesa më alarmante. Nuk është thjesht çështja se çfarë kërkon avokati i një të pandehuri. Avokati ka detyrën të mbrojë klientin e tij dhe mund të kërkojë çdo gjë që e konsideron në interes të tij, brenda kufijve të ligjit. Problemi fillon kur shteti hesht përballë kërkesave që, po të pranohen si normale, e bëjnë vetë shtetin qesharak. Sepse Bashkia e Tiranës nuk është kliente e askujt. Tirana nuk është pasuri private e kryetarit të saj. Kompetencat publike nuk janë pronë që mund të transportohen nga një qeli në një zyrë me anë të një prokure. Dhe administrata publike nuk mund të kthehet në një zgjatim të marrëdhënies mes një të pandehuri dhe avokatit të tij.

Kjo është arsyeja pse dikush duhet të reagojë, jo nesër, jo pasi të jetë krijuar precedenti i radhës, por tani. Qeveria nuk mund të rrijë spektatore ndërsa kryeqyteti futet në një situatë ku nuk dihet më se kush ushtron realisht funksionet. Organet përgjegjëse për funksionimin e administratës nuk mund të presin që kjo farsë të shkojë deri në episodin tjetër. Edhe prokuroria nuk mund të sillet sikur nuk ka parë se çfarë po prodhon në praktikë situata e krijuar, ndërkohë që përdorimi politik dhe publik i çdo hapësire procedurale po shndërrohet në një përpjekje për të ruajtur kontrollin faktik mbi një institucion publik nga qelia. Sepse në fund të fundit kjo nuk është histori për një firmë. Nuk është as histori për një shkresë që duhet të shkojë nga një zyrë në një tjetër. Është historia e një shteti që po e humbet pak nga pak forcën dhe autoritetin e tij përballë njerëzve që besojnë se çdo institucion mund të shtyhet deri në pikën e absurdit, për sa kohë që politika dhe propaganda arrijnë ta paraqesin absurditetin si normalitet. Sot na thuhet se kryetari duhet të firmosë nga burgu. Nesër mund të na thuhet se avokati duhet të marrë shkresat sepse ka prokurë. Pasnesër mund të na thuhet se dikush tjetër duhet të marrë përsipër një pjesë të funksioneve, sepse kështu e kërkon nevoja politike e momentit. Dhe kështu, pa e kuptuar, nga shtet me institucione kalojmë në shtet me ndërmjetës. Kryetari në burg, pushteti në distancë, avokati me prokurë dhe administrata që pret të marrë vesh nga do të vijë urdhri i radhës. Një qytet me një milion banorë i reduktuar në një lojë private mes një të pandehuri, avokatëve të tij dhe një administrate që askush nuk po e mbron nga ky absurditet. Kush do ta ndalë këtë çmenduri?

Nëse askush nuk e ndalon, problemi nuk do të jetë më se kush firmos një shkresë në Bashkinë e Tiranës. Problemi do të jetë se çfarë ka mbetur nga ideja se në këtë vend ekziston ende një kufi mes pushtetit publik dhe interesit privat. Dhe kur ai kufi zhduket, nuk kemi më shtet që funksionon. Kemi vetëm njerëz që improvizojnë pushtet, ndërsa institucionet rrinë mënjanë dhe presin të shohin se deri ku mund të shkojë çmenduria./CNA 21 ORE ME PARE Analiza/ Si zbërthehen mashtrimet e Mero Bazes për Erion Veliajn Mero Baze, gazetari miliarder me vila, prona, ka vijuar dje me shërbimin e tij të radhës ndaj Erion Veliajt, duke dashur t’iu thotë shqiptarëve se sa i padrejtë ka qenë arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, shefit të Mero Bazes që i ka punësuar fëmijët në bashki.

Veliaj i jep para Meros nëpërmjet vëllait të tij, nëpërmjet kompanive të reklamave. Mero Baze është një përfitues nga paratë e aferave të korrupsionit dhe koncesioneve të qeverisë shqiptare.

Pa folur për financimet e dhëna dhe projektet nga Bashkia e Tiranës, qeveria, pushteti apo punësimi deri te macja e komshiut që ka bërë në administratën e Edi Ramës. Dje, shërbimi i radhës ka qenë një shkrim për të thënë se është relativizuar padrejtësia e paraburgimit të Erion Veliajt.

Mero Baze shkruan: "Ka një përpjekje për të relativizuar padrejtësinë e paraburgimit për Erion Veliajn, qoftë dhe duke e paraqitur si nevojë për t’u kthyer në krye të Bashkisë. Ky është një relativizim i padrejtësisë juridike dhe politike ndaj tij. Dikush që është kryebashkiak apo ministër, apo në çfarëdo pozicioni tjetër, mund të arrestohet nëse provat që ka në dorë prokuroria janë bindëse dhe ai shkon për gjykim. Paraburgimi i Erion Veliajt nuk bazohet as në prova bindëse për dikë që duhet paraburgosur dhe as në ndonjë flagrancë që e bën të domosdoshëm arrestimin e tij. Erion Veliaj është paraburgosur vetëm nga vullneti i prokurorëve të SPAK për të bërë politikë. Dhe për të treguar mbi të gjitha se janë ata që bëjnë politikën dhe jo qytetarët" Mero Baze është mashtrues sepse nuk ka asnjë relativizim dhe asnjë padrejtësi juridike dhe politike ndaj Erion Veliajt. Le t’i marrim me radhë.

Kush po e relativizon?

Po e relativizon Mero Baze, atë që e ka përsëritur 500 herë, prej një viti e gjysmë, po thotë tani po të njëjtën gjë, “duhet të kthehet në detyrë se është kryetar bashkie, se obobo, se kështu se ashtu”. Ndoshta t’i varim dhe një medalje, atij që është në burg me 13 akuza dhe Mero e do kryetar të PS. Askush se ka relativizuar, Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg sepse për këtë ka një vendim gjykate dhe Mero Baze shkruan se Veliaj është i paraburgosur nga vullneti i prokurorëve. Kjo është një gënjeshtër. Paraburgimin e kanë dhënë me vendim të gjitha nivelet e gjykatave. Gjykata e Lartë vetë në disa vendime, Gjykata e Apelit në disa vendime dhe Gjykata Kushtetuese nuk e ka gjetur të padrejtë arrestimin e Erion Veliajt. Shkojmë më tej.

Mero na thotë se: "Arrestimi është bërë bazuar në një letër anonime me tre paragrafë, shkruar nga një dorë injoranti, që i kanë vënë dhe emër, Nesti Angoni. Akoma dhe sot SPAK nuk e sqaron në dosje nëse ai e ka dorëzuar me dorë në SPAK këtë kërkesë apo me postë. Me shumë gjasa është një letër e nisur nga SPAK në adresë të SPAK, po të kemi parasysh dhe nivelin mjeran të “denoncimit”, që i përngjan pafuqisë për të formuluar një fjali të plotë që të ketë kuptim. Asnjë nga tre paragrafët nuk është i provuar edhe sot. Nuk është e provuar, madje as e verifikueshme, që Erion Veliaj, sipas “denoncuesit”, ka tre vila në Qerret. E vetmja që kanë verifikuar është se vjehrri i Erion Veliajt ka pasur një apartament qysh nga viti 2009 në Qerret, që nga dy dhoma e kuzhinë e ka bërë tre dhoma e kuzhinë më 2014, po nga prindërit e Ajola Xoxës, që kanë pasur biznes qysh nga viti 1991." Së pari, Erion Veliaj nuk është arrestuar nga një letër anonime me 3 paragrafe, por pas hetimeve të mirëfillta që kanë gjetur rreth 60 mijë faqe prova dhe fakte që kanë çuar në 13 akuza të rënda penale. Edhe faqet ku thuhet se nuk është provuar që Erion Veliaj ka 3 vila në Qerret, por nuk ka rëndësi që ka 3 vila apo 18 vila të padeklaruara në Qerret. Ja këtu pranojmë ç’na thotë Mero Zdromsi. Erion Veliaj është vërtetuar që ka firmosur dhe i ka dhënë para bashkëshortes së tij dhe OJF-ve rreth saj. Që Mero Baze ta kuptojë le të shikojë pse falimentuan këto OJF pasi u hetua Erion Veliaj.

Më tej, që ta kuptojë ndoshta Mero, që bën sikur s’kupton se për atë paguhet, ka një vendim të Gjykatës Administrative për “Shpërdorim detyre”, ndaj Erion Veliajt. Ka një rrugë që e ka bërë rastësisht te një kushëriri i Ajola Xoxës, që gjatë periudhës së tërmetit vinte vërdallë me 2 këllëfë jastëkësh të mbushur me 150 mijë dollarë. Ka 9 akuza për korrupsion, nga Elman Abule tek të tjerë biznesmenë. Pa harruar prishjen e provave nga Klotilda Bushka dhe përdorimin e telefonit të policit të burgjeve. Ka edhe më shumë aq sa çfarëdo të relativizojë Mero nuk do mbaronin kurrë akuzat. Shkojmë më tej.

Mero Baze shkruan: Qysh këtu bie arsyeja përse nisi hetimi për paraburgim.

Hetimi nuk ka nisur për ta futur në paraburgim. Ka hetime që mund të dalësh i pafajshëm, ka hetime që mund të dalësh fajtor, por Veliaj nuk shkon të gjykohet ka më shumë se një vit. Ai e di që janë 60 mijë faqe, prova, fakte, 13 akuza të rënda penale të konsumuara në të paktën 9 raste korrupsion dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shpërdorimi i detyrës”. Mero Baze: Më tej, Erion Veliajt nuk iu gjet asnjë mesazh apo fakt komprometues që e lidh atë direkt me ndonjë korrupsion, përveç përrallave për fondacionin kulturor jofitimprurës të gruas së tij, që ka bërë fustane Zara për operat që ka vënë në skenë fondacioni, të cilat ia faturojnë si veshje personale asaj.

Arrestimi është qartazi vendim politik i SPAK për të treguar se ata mund të burgosin kë të duan, se faktet i gjejnë rrugës. Pas dy vitesh akoma nuk kanë asnjë fakt që të provojnë diçka për të, përveç gjyqeve popullore që bëjnë me fundërrinat që përdor SPAK për këtë qëllim.

Pasi kanë dështuar për dy vite, pas denoncimit të “Nesti Angonit”, tani po përpiqen të “mbrohen” se ai mund të lirohet për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e konsideron atë kryetar bashkie në detyrë, dhe ngrenë këtë tymnajën për mosqeverisjen e Tiranës. Një mashtrim i bërë nga Mero Baze. Është provuar gjithçka. Atëherë kur prokurorët nuk kanë fakte, nuk kanë prova, por paska gjyqe popullore, pse Erion Veliaj nuk shkon në gjykatë që nga korriku i vitit 2025? Të shkonte të përballej me prokurorët, “t’i zhvishte lakuriq” në sallën e gjyqit kur ata nuk kishin fakte dhe prova.

Por fshihet si “miu në vrimë” dhe i shmanget drejtësisë. Kur na qenka kaq i pafajshëm dhe këta të drejtësisë nuk kanë prova, pse Erioni nuk shkon në sallë të gjyqit dhe “t’i ngrejë në ajër” prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado së bashku më këta “Nesti Angonët”. Po është e vërtetë, ajo që kërkohet nga drejtësia është se ajo duhet të mbështetet te provat, te faktet dhe te standardet e paraburgimit. Po! Provat, faktet, janë atje. Erion Veliaj prej më shumë se një viti nuk shkon të gjykohet dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe ata të Gjykatës Kushtetuese apo të gjykatave të Apelit e dinë të gjithë se cili është mali me prova dhe pse Mero s’do t’i shikojë se ia kanë zënë sytë paratë që vuri, nga një këllirë mediatike e Sali Berishës, u bë një multimilioner i Edi Ramës. Sa për pjesën që është politik arrestimi i tij, apo gjyqi apo SPAK-u është politik, kjo është për të qeshur se ka kaluar në Parlament me 140 vota. Në rast se ka një subjekt që ka qenë kundër ka qenë Partia Demokratike dhe vetë Sali Berisha, “armiku” i Mero Bazes, babai shpirtëror në fakt i këtij të fundit. “Partizan” i reformës në drejtësi ka qenë kryeministri Rama, që e cilëson si super sukses dhe vetë Erion Veliaj. Shikoni video-n këtu se si thotë se sa e mirë ka qenë reforma në drejtësi. Ndoshta kanë menduar se reforma në drejtësi është e mirë kur burgos opozitën jo kur i shkon në ballë korrupsionit të pushtetit. View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.al) Mero Baze: "Tirana mund të mbetej pa kryebashkiak, nëse SPAK do kapte në flagrancë Erion Veliajn në ndonjë histori korrupsioni. Të gjitha përfoljet e fundërrinave të SPAK kanë përfunduar në kosh të plehrave dhe tani e vetmja alibi e tyre është ky versioni që atë do ta nxjerrë gjykata se ka nevojë Tirana" Kjo historia se Tirana mund të ngelet pa kryebashkiak, Tiranën pa kryebashkiak e ka lënë Erion Veliaj, i cili e ka marrë peng dhe e ka lidhur pas karriges së tij sepse në bazë të ligjit për pushtetin vendor ai duhet t’i delegonte kompetencat. Marrim rastin kur ikën dy apo tri javë. Çfarë bën kryetari i bashkisë? Delegon kompetencat që kryeqyteti të vazhdojë të jetojë me apo pa zdromsin.

Erion Veliaj në qoftë se do ishte një kryebashkiak model, qytetar, i pafajshëm dhe europian duhet të kishte dhënë dorëheqjen si kryebashkiak. Në Tiranë le të bëheshin zgjedhje, çfarë të donin, Erion Veliaj përballej me prokurorët, dilte i pafajshëm dhe triumfues, me ata të cilët sipas Meros e kanë futur në burg pa fakte dhe prova. Një njeri që futet në burg pa fakte dhe prova shkon dhe përballet me gjykatën, nuk i fshihet drejtësisë si mi. Më tej, Mero thotë se: “Problemi i mosqeverisjes së Tiranës është real, por është pasojë. Ai nuk ka qenë objektiv i SPAK. Objektiv i prokurorëve që e kanë paraburgosur ka qenë të përfshihen në politikë dhe të diktojnë rrjedhat politike në vend”. Në fakt po qe se duhet të diktonin prokurorët rrjedhën politike të vendit, sipas kësaj që thotë Mero Baze, që me sa duket ka lëshuar pëllumbat, nuk hetonin Ilir Metën dhe nuk e burgosnin. Nuk hetonin Sali Berishën dhe nuk e burgosnin dhe nuk i godisnin lidershipin opozitës në prag të zgjedhjeve parlametare. Por merrnin të pandehur Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, merrnin të pandehur Edi Ramën për inceneratorin që nuk ekziston. Merrnin të pandehur Edi Ramën për investimet në infrastrukturë, për PPP-të, për korrupsionin, për aferat, për skandalet. Merrnin të pandehurin kryeministrin, kryetarin e Partisë Socialiste dhe atëherë po do ndikonin në politikë. Por nuk e kanë bërë këtë, as denjojnë ta thërrasin, ta dëgjojnë Edi Ramën, që t’i sqarojë pse i ka bërë këto.

SPAK do të bënte politikë në rast se, do të thërriste Edi Ramën jo duke goditur krerët e opozitës dhe të korruptuarit e pushtetit.

Mero Baze thotë se:

"Këto përpjekje për të justifikuar lirimin e mundshëm të tij janë përpëlitjet e fundit të atyre që janë përgjegjës për mbajtjen e tij në burg, që të justifikojnë punën e tyre" Ky është sërish një mashtirm. Askush s’ka justifikuar lirimin e Erion Veliajt. Përkundrazi. I vetmi që kërkon lirimin e Erion Veliajt është thjesht dhe vetëm Mero Baze.

Ku e di Mero që mund të ketë lirim, apo i jep oksigjen dhe forcë Sokol Sadushit që të ndërhyjë për lirimin e Zdromsit. I vetmi njeri që justifikon dhe kërkon lirimin e Veliajt është Mero Baze dhe askush tjetër. As Carlo Bollino s’ka pasur kaq shumë kurajë të thotë “lironi Zdromsin”. Mero Baze thotë: "Çfarëdo vendimi që të marrë Gjykata e Lartë është një vendim që gjykon Gjykatën e Lartë dhe jo Erion Veliajn" Në fakt është e kundërta, ai që gjykohet është Erion Veliaj dhe Gjykata e Lartë e ka thënë disa herë dhe me vendime të zbardhura se Erion Veliaj, duhet të qëndrojë në qeli.

Mero Baze thjesht ështe një mashtrues i paguar me para korrupsioni dhe aferash të pushtetit që më shumë sesa e mbron, i bën dëm Veliajt dhe i zgjat ditët e burgut./ CNA 1 DITE ME PARE Mero Baze "shet" Sadushin: Kam frikë nga gjyqi për Veliajn Mero Baze, në një lajthitje të tij të radhës, me pagesë nga Erion Veliaj dhe paratë e aferave të qeverisë, ka nxjerrë zbuluar lidhjen e tij të fortë me kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Shkrimi i publikuar më datë 30 gusht Ai ka nxjerrë në pazar të gjitha lëvizjet e tyre për lirimin e kryebashkiakut të Tiranës me skema dhe skenarë, që filluan me vendimin e Kolegjeve të Bashkuara dhe po përfjnë me argumentet se po gjendet alibi për lirimin e mundshëm të Erion Veliajt, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza, për 5 vepra të rënda penale. Mes rreshtave Mero Baze thotë: “Vetë Gjykata e Lartë ka hezituar të gjykojë shkeljet kushtetuese të arrestimit të Veliajt, pasi, siç shprehen nën zë drejtuesit e saj, kanë frikë gjyqin popullor ndaj tyre. Dhe ky është standardi më mizor i drejtësisë.” Pjesë nga shkrimi Kreu i Gjykatës së Lartë është Sokol Sadushi, dhe Mero Baze tërthorazi po thotë se Sadushi i ka shprehur nën zë se ka frikë gjyqin popullor ndaj tij.

Pyetja që lind është: Pse ka frikë Sadushi nga gjyqi popullor? Erion Veliaj është hetuar nga SPAK-u, si dhe është lënë në burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, për të gjitha aferat që ai akuzohet se ka kryer në bashkinë e parë të vendit.

Gjyqi popullor edhe mund ta lavdërojë dhe mund ta anatemojë, por në asnjë rast nuk duhet të kemi drejtësi me gjyq popullor, ashtu sikundër nuk duhet të kemi vendim gjykate me urdhër të Mero Bazes, të zbatuar nga Sokol Sadushi.

Shkrimet e Mero Bazes, së bashku me lëvizjet e fundit të Veliajt për të mbajtur peng Bashkinë e Tiranës, shihen si një taktikë përballë vendimit të pritshëm të Gjykatës së Lartë, i cili është njoftuar se do të mbahet në datën 15 shtator.

Duket që mbrojtja e Veliajt, mediat dhe pronarët e tyre, që ka në krah të tij kryebashkiaku, po përpiqen me lloj-lloj makinacionesh për ta nxjerrë nga burgu ku mbahet prej më shumë se një viti e gjysmë. Në fakt, gjyqi i Veliajt do të kishte përfunduar, nëse ky i fundit do të kishte shkuar në gjykimin që nga korriku i vitit të kaluar. Çështja do të kishte përfunduar në gjykatë me një vendim, ndoshta pafajësi.

Drejtësia nuk mund të mbahet peng e frikës nga ekranet apo llogaritë politike, vetëm sepse një kryebashkiak që trembet nga e vërteta e zgjedhur në shesh, përfn duke u gjykuar nga hija e tij.

Ashtu siç mbahet peng Sokol Sadushi nga Mero Baze./CNA 2 DITE ME PARE Gjashtë fakte që rrëzojnë lavazhierët mashtrues të Erion Veliajt Mediat, kryesisht ato të pushtetit, të paguara me paratë e korrupsionit të qeverisë, mediat përfituese nga pagesat e taksave të qytetarëve të Tiranës, pra me fondet e bashkisë, mediat e paguara me para inceneratorësh, koncesionesh, skandalesh, në mënyrë të vazhdueshme u japin hapësira avokatëve, individëve, propagandistëve, njerëzve që paguhen për të ndërtuar një opinion publik, por që në rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndërtohet një imazh i rremë. Qytetarëve u jepet si ushqim MASHTRIMI. Stil gebelsian propaganda, asgjë më shumë. Janë një grup individësh (mender gazetarë, avokatë, politikanë, aktivistë) që mendojnë se punojnë si shpëlarës truri për shqiptarët, duke përsëritur mashtrime mund të shërbejnë si lavazhierët e makinave. Në atë rol janë pak a shumë, por këta të fundit janë më dinjitozë sepse punojnë me djersën e ballit këta funksionojnë me “djersën” e lëpirjes.

Le të shohim faktet një e nga një.

Erion Veliaj mbahet në burg pa prova: MASHTRIM

Ndaj Erion Veliajt ka mbi 60 mijë faqe prova, fakte, dokumente, të cilat asnjëherë nuk janë MOHUAR. NË ASNJË RAST.

As avokatët, as lobistët, as vetë Veliaj nuk i ka hedhur poshtë provat. Nuk ka thënë që, kjo prova në lidhje me këtë faturë që kanë marrë OJF-të afër Ajolës nuk është e vërtetë dhe firma është falso, nuk është e kryetarit të bashkisë. Askush nuk i ka mohuar provat.

Erion Veliaj ka 13 akuza të rënda penale mbështetur në qindra e qindra fakte, prova dhe dëshmi të padiskutueshme dhe të pakundërshtuara nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Erion Veliaj nuk është në burg pa prova, por me një mal me prova. Mbahet në burg pa një process të rregullt ligjor: MASHTRIM

Edhe ky është një mashtrim që iu hidhet njerëzve si ushqim. Kryesisht për militantë pse jo për injorantë, fundja vota janë. A mendojnë propagandistët, lobistët dhe njerëzit e Veliajt se njerëzit janë peshq? Jo!

Nuk mund t’i ushqejë shqiptarët propaganda e Veliajt me tema mashtrimi.

Ka një proces të rregullt gjyqësor. Qytetarët janë dëshmitarë dhe i kanë parë të gjitha hapat që nga momenti i parë i ndalimit, nga vlerësimi i masës së sigurisë, nga ankimimet e bëra në të gjitha nivelet e gjykatave në Shqipëri dhe gjithashtu në një periudhë brenda afateve ligjore, brenda 6 muajsh sipas ligjeve në fuqi prokurorët kanë çuar në gjykatë dosjen e shtetasit Erion Veliaj. Kryebashkiakut të Tiranës i është çuar dosja në korrik të vitit 2025 dhe prej më shumë se një viti nuk është paraqitur në asnjë seancë të vetme ligjore.

Erion Veliaj ka një proces të rregullt ligjor, dosja është çuar në gjykatë, por ai nuk shkon, se nuk do të gjykohet. Muaj e muaj të tërë Erion Veliaj merrte një avokat e hiqte, merrte dy avokatë i hiqte, i vendosën një avokat kryesisht dhe tani ka marrë Plarent Ndrecën, i cili ose sëmuret vetë, ose i sëmuret djali, o ka ndonjë vaki, o ka ndonjë hall, për më tepër nga gjykata ka marrë dhe masë disiplinore, sepse seancat shtyhen në mënyrë të pajustifikueshme. Nuk shkojnë avokatët dhe Erion Veliaj në gjykatë, jo nuk ka proces të rregullt gjyqësor. Për Erion Veliajn ka një proces të rregullt gjyqësor në GJKKO dhe kryetari i bashkisë nuk ka shkuar në gjykatë bashkë me avokatët mbrojtës dhe shtyjnë seancat në mënyrë të qëllimshme.

Veliaj s'ka takuar avokatët: MASHTRIM

Lavazhierët (e trurit) publikë të kryebashkiakut, pretendojnë se Erion Veliajn nuk e kanë lejuar të takohet me avokatët. Është një MASHTRIM pasi i ka takuar sa ka dashur, por ka luajtur me faktin që avokatë të huaj jashtë BE, nuk lejohen të takohen me të pandehur shqiptarë.

Së pari, një të ndaluari nuk i lejohen më shumë se dy avokatë. Së dyti, avokatët mund të jenë shqiptarë, ose të studiove ligjore të një prej vendeve të BE-së dhe sipas ligjit duhet të jenë vetëm dy përfaqësues.

Avokatëve ndërkombëtarë nuk u mohohet takimi, por, në fakt, ligjërisht në Shqipëri nuk mund të jenë përfaqësues ligjorë të Veliajt avokatë nga Britania, SHBA etj, lejohet vetëm nga BE. Mund të jenë konsulentë, lobistë etj, por përfaqësues ligjërisht është i pandehuri i SPAK, Plarent Ndreca. Gjykata Kushtetuese urdhëroi Gjykatën e Lartë të lirojë Veliajn: MASHTRIM

Gjykata Kushtetuese nuk e ka rikthyer kurrë në zyrë Erion Veliajn. Gjykata Kushtetuese, kurrë nuk e ka gjetur ndalimin e tij joligjor se po të ishte i tillë, Gjykata Kushtetuese do të thoshte “lironi Erion Veliajn të kthehet në detyrë”.

Gjykata Kushtetuese i ka thënë Gjykatës së Lartë ma arsyetoni, pse kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg në raport me zgjedhjen e tij si kryetar bashkie. Nuk ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë Erion Veliaj të kthehet në zyrë, Erion Veliaj duhet të lirohet dhe të tjera MASHTRIME si këto që përmenden lart e poshtë. Le kur thonë se e lanë në detyrë, por se lënë të shkojë në zyrë. Po në zyrë nuk shkon se prish provat dhe intimidon dëshmitarët, dhe për këtë janë provat mal. Kur i qajnë hallin se është kaq e thjeshtë pse nuk jep dorëheqjen dhe të shkojë në shtëpi po kërkon si kalama me ulërima "o zyrën o rashë e vdiqa". Zyra nuk është e tij, por e qytetarëve të Tiranës, ai zyrën përkohësisht e ka në qeli, "me apo pa mjekër, prift apo hoxhë". Në asnjë rast Gjykata Kushtetuese nuk e ka gjetur ndalimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj të paligjshëm, por qëndrimi që ka mbajtur Gjykata Kushtetuese është një dhe i vetëm.

Kryeministri Edi Rama me njoftimin e procedurës të shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës filloi të gjitha hapat për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë duke e shkarkuar Erion Veliajn, por shkarkimi që i bëri Këshilli Bashkiak i Tiranës është gjetur nga Gjykata Kushtetuese i paligjshëm pasi kryebashkiaku nuk u dëgjua.

Kjo është e drejta kushtetuese që i është shkelur Erion Veliajt. Mund të quhej i drejtë shkarkimi nëse Erion Veliaj dëgjohej dhe më pas shkarkohej, sipas Gjykatës Kushtetuese. Meqënëse Këshilli Bashkiak nuk e dëgjoi ai është shkarkuar në mënyrë të paligjshme. Prandaj pretendimi se Gjykata Kushtetuese e ka kthyer në zyrë Erion Veliajn është një mashtrim. Gjykata Kushtetuese ka thënë se shkarkimi i Veliajt bërë nga socialistët e tij nuk është sipas procedurës së duhur ligjore dhe kjo jo pa qëllim tashmë është e qartë. Vetë socialistët i lanë litarin jashtë Veliajt që ta kishte për t'u përballur në Gjykatën Kushtetuese. Arrestimi dhe masa e sigurisë janë të ligjshme, thjesht duhet arsyetimi.

Prokurori është në konflikt interesi me Veliajn: MASHTRIM

Çfarë nuk kanë artikuluar për prokurorin e çështjes Ols Dado, lavazhierët e Veliajt. E kanë çuar deri në senat amerikan dhe kongres duke thënë se është aktivist i PD të Berishës apo se ka kërkuar shtesë mbi lejen e ndërtimit të një objekti.

Por prej 378 ditësh, as Erion Veliaj as papagallët e tij mediatikë nuk kanë nxjerrë një dokument të vetëm që të tregojë se Ols Dado ka bërë kërkesë për shtesë leje ndërtimi apo i është refuzuar kjo e fundit. Pra as kërkesën me firmën e Ols Dados nuk e publikojnë dhe as refuzimin me firmën e Erion Veliajt nuk e publikojnë. Pra kemi të bëjmë me një MASHTRIM.

NJË MASHTRIM PUBLIK NË LIDHJE ME PROKURORIN, me një qëllim të caktuar për ta detyruar atë të tërhiqet nga çështja, për të rrëzuar provat, veprimet dhe aktet me firmën e tij.

Një stili i zgjedhur nga këshillatarët dhe juristët e Veliajt, por që është një thjesht një MASHTRIM.

Prokurori Dado sipas qëndrimeve publike nuk ka bërë kurrë një kërkesë për një shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe kuptohet Erion Veliaj nuk ka pasur çfarë të refuzojë. Mos të harrojmë rastin Griselda në Kavajë, si u mashtruan ndërkombëtarët dhe zyrtarët e BE nga e-maili i Erion Veliajt. Erion Veliaj ka patur trajtim çnjerëzor: MASHTRIM

Sipas propagandistëve nuk i është lejuar të njihet me dokumentet, me kushtet në burg, ka qenë i izoluar, është përgjuar. Ka patur trajtim çnjerëzor. Në fakt, të gjitha këto bien lehtësisht, sepse burgjet si ka as SPAK as GJKKO, por Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që drejtohen njëra nga pastori Toni Gogu që martoi Veliajn dhe institucioni tjetër nga një militant i Veliajt. Nuk ka asnjë trajtim çnjerëzor ndaj Erion Veliajt.

Përkundrazi në qarqet mediatike e politike në Tiranë thonë se rakia dhe Royal Salute, 25-vjeçar derdhen lumë në burgun e Durrësit. Ky duket të jetë dhe një trajtim special.

Nuk ka asnjë trajtim çnjerëzor ndaj Erion Veliajt, është thjesht dhe vetëm një MASHTRIM. Apo nuk e kemi parë në media duke u puthur në Gjykatën Administrative dukej si dhëndër, fiks për dasëm. Mos të harrojmë se bashkëshortja e tij gjatë kohës që ai ishte në burg ngeli shtatzënë, ai u bë baba për herë të dytë dhe vazhdon me zell të madh lufton prokurorët, lufton drejtësinë dhe nuk shkon në gjykatë, por shtyn pambarimisht seancat, strategji këto që janë zbërthyer, kostot në fund i di vetë Zdromsi. Këto janë gjashtë pikat të cilat tregojnë propagandë të pandalshme me mashtrime të bëra për llogari të Veliajt, që fillojnë me mashtrimin se ai ndodhet në burg pa prova, se ai nuk ka një proces të rregullt ligjor që është një mashtrim, që nuk është çuar për gjykim, që është një mashtrim, që Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta lirojë që është një mashtrim, që prokurori ka pasur konflikt interesi me kryebashkiakun për shkak se ka kërkuar një shtesë mbi lejen e ndërtimit që është një mashtrim, dhe së fundi që ka pasur një trajtim çnjerëzor që është një super mashtrim. Propaganda e Erion Veliajt dhe lavazhierëve të tij është kryekëput mashtrim dhe faktet i renditëm më sipër./ CNA 2 DITE ME PARE Berisha shkoi për darkë/ Rama dërgoi Kryeministrinë Të gjithë mbajmë mend një detaj nga historia politike e Shqipërisë që ia vlen të kujtohet pikërisht tani, në prag të vendimit që Gjykata e Lartë pritet të marrë më 15 shtator për Erion Veliajn. Më 13 janar 2012, vetëm pak ditë para vendimit për Ilir Metën, kryeministri i kohës, Sali Berisha, shkoi për darkë në shtëpinë e tij. Ishte i ftuar nga Meta dhe lajmi doli publikisht. Më 16 janar, Gjykata e Lartë e shpalli Metën të pafajshëm.

Mesazhi politik i darkës ishte i qartë. Berisha ishte me Metën. Nuk kishte nevojë për shumë fjalë. Një darkë, një vizitë dhe sinjali ishte dhënë. Por, po ta krahasosh atë histori me atë që po ndodh sot, Berisha duket pothuajse elegant.

Sepse Edi Rama nuk pati nevojë të shkojë për darkë te Erion Veliaj. Nuk pati nevojë për ndonjë fotografi të kapur rastësisht, për ndonjë takim privat apo për ndonjë mesazh të koduar. Nuk pati nevojë të përdorë kanalet politike të zakonshme. Rama zgjodhi mënyrën më të drejtpërdrejtë. Ai bëri të flasë Kryeministrinë. Dhe Kryeministria foli pikërisht në prag të një vendimi të Gjykatës së Lartë që lidhet me fatin politik të një prej njerëzve më të rëndësishëm të mazhorancës së tij.

Në një pikë, megjithatë, Berisha dhe Rama kanë diçka të përbashkët. Të dy duket se zgjodhën të mbronin njeriun e gabuar. Berisha doli në krah të Ilir Metës, Rama po del sot në krah të Erion Veliajt. Por këtu ngjashmëria mbaron. Sepse, nëse Meta ishte një figurë e rëndësishme e politikës shqiptare, me të gjitha dritëhijet, konfliktet dhe përgjegjësitë e veta politike, Veliaj është një produkt shumë më i pastër i asaj që pluralizmi shqiptar ka ditur të pjellë në versionin e tij më të keq. Erion Veliaj është, pa shumë konkurrencë, një nga speciet më të këqija që ka prodhuar pluralizmi shqiptar. Një politikan i prodhuar nga marketingu politik, nga pushteti i imazhit, nga propaganda dhe nga bindja se çdo gjë mund të mbulohet me një histori të mirë për publikun.

Dhe pikërisht për këtë arsye mbrojtja e tij nga kryeministri është edhe më domethënëse. Sepse nuk kemi të bëjmë thjesht me mbrojtjen e një bashkëpunëtori politik. Kemi të bëjmë me mbrojtjen e një modeli pushteti që sot është vënë përballë drejtësisë. Këtu qëndron edhe dallimi mes të dyve. Berisha, që sigurisht nuk mund të thuhet se ka qenë ndonjëherë i ndrojtur përballë institucioneve, e kuptonte të paktën një rregull elementar. Kur gjykata është duke vendosur, pushteti politik duhet të dijë të ruajë një farë distance. Edhe kur donte të jepte një sinjal, e jepte me një darkë. Rama nuk ka nevojë për sinjale. Ai i jep mesazhet me deklarata zyrtare. Dhe kjo e bën historinë e sotme edhe më kapriçoze. Sepse në vitin 2012 Berisha nuk doli me një deklaratë zyrtare të Kryeministrisë për t?i treguar Gjykatës së Lartë se çfarë duhej të mendonte për zëvendëskryeministrin e tij. Ai shkoi për darkë. E bëri në mënyrë të dukshme, sigurisht, por përsëri la një perde mes politikës dhe gjykatës. Rama sot nuk po lë as perden. As kaq elegant nuk di të jetë.

Prandaj pyetja e 15 shtatorit nuk është vetëm se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për Erion Veliajn. Pyetja është edhe sa e fortë është Gjykata e Lartë përballë presionit politik kur presioni nuk vjen më në formën e një darke private, por pa asnjë dorashkë, nëpërmjet një deklarate zyrtare të qeverisë. Në rastin e Metës, Gjykata e Lartë e shpalli të pafajshëm. Sigurisht, askush nuk mund të thotë thjesht nga kjo kronologji se vendimi ishte pasojë e darkës së Berishës. Por një gjë mund të thuhet me siguri të plotë. Ajo darkë u perceptua publikisht si një mesazh politik përpara vendimit. Dhe pikërisht për këtë arsye historia është e vlefshme për t?u kujtuar sot.

Sot mesazhi është edhe më i drejtpërdrejtë. Ai nuk është më ?Shikoni, Berisha është mik me Metën?. Është ?Kjo është Kryeministria dhe ky është qëndrimi i saj?. Tani mbetet të shohim nëse Gjykata e Lartë do ta dëgjojë këtë zë apo do të bëjë sikur nuk e ka dëgjuar. Një gjykatë e pavarur nuk testohet kur askush nuk i flet. Testohet pikërisht kur i flet pushteti. Dhe këtë herë pushteti nuk po pëshpërit. Ai po ulëret.

Berisha shkoi për darkë më 13 janar 2012. Rama dërgoi Kryeministrinë në gusht 2026. Njëri e la mesazhin në tavolinë. Tjetri e publikoi sikur t?i kishte gjyqtarët vartës të Bashkisë.

Tani është radha e Gjykatës së Lartë të tregojë nëse vendimi i saj do të shkruhet në zyrën e gjyqtarëve apo do të ndihet, qoftë edhe si hije, nga zyra e Kryeministrit./ CNA 2 DITE ME PARE Dy standardet e Ramës me Erion Veliajn/ Redaktori në hall Kryeministria dha sot një qëndrim, përmes zëdhënëses së institucionit, në lidhje me veprimin e fundit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit. Sipas zëdhënëses (që si dihet emri), kryeministri mbështet veprimin e Veliajt sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se kryebashkiaku është njeri në detyrë dhe jep sqarimet e nevojshme. Në fakt, para disa kohësh, Edi Rama nuk e bëri këtë veprim. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, në ditën që Erion Veliaj emëroi Alban Dokushin, e bllokoi atë. Veliaj u detyrua për 24 orë të anulonte shkresën dhe të mbante në detyrë Anduela Ristanin. Pra Edi Rama i tha “bashkia nuk është e jotja, nuk është pronë e jotja dhe s'mund të vësh kë të duash. Ti nuk je një njeri anonim, je një përfaqësues i Partisë Socialiste, se vetë e ke parë sa vota ke marrë”. Edi Rama ka luajtur me shumë porta. E shkarkoi Erion Veliajn, nuk e priste asnjë punë në qoftë se do ta shkarkonte në mënyrën e duhur, pra t'i krijonte kushtet e të dëgjoheshe me një videokonferencë. Dhe Edi Rama e dinte shumë mirë, nuk e bëri këtë. I krijoi hapësirë Erion Veliajt për në Gjykatën Kushtetuese, pikërisht për të qenë në këtë pikë, për të gjetur mënyrë.Sepse dihet cilat janë zullumet që ka bërë Erion Veliaj, janë 13 akuza të rënda penale. “Redaktori”shkon përtej asaj që është shkruar në kohën e sulmeve ndaj prokurorëve të SPAK atëherë kur dhe kryeministri Rama ishte mjaft i ashpër me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës. Sot duket se ‘redaktori’ po shfaqet me të gjithë performancën e tij. Po na tregon se kryebashkiaku na gjeti në befasi kur u arrestua. “Gjetëm lojën me shkarkim që t'i jepnim hapësirë në Gjykatën Kushtetuese pasi pamë që letrat ishin të kopsitura. Duhet të sulmonim personalisht prokurorin që të tërhiqet nga çështja që të mund të rrëzonim provat” e kështu me radhë një mijë e një skema e skenarë. Dhe tani del i zbuluar. Njeriu i cili ndaloi emërimin e Alban Dokushit dhe urdhëroi rikthimin e Anduela Ristanit brenda 24 orëve, tani na thotë se është Gjykata Kushtetuese, është kompetencë e tij sipas vendimit dhe mund t'i mbajë detyrat. Kur në fakt, Edi Rama përveçse kryeministër, në rast se do të shkarkohet nga përgjegjësia ligjore siç CNA e publikoi në një shkrim tjetër lehtësisht mund të thoshte Erion Veliaj përjashtohet nga Partia Socialiste sepse e ka marrë peng këtë parti. Dhe nuk mund të marrë peng qytetarët e Tiranës për burgun e tij. Ose të sillej si në rastin Ahmetaj, Tahiri, Beqaj, etj. Kaq mjaftonte për qytetarët, pikërisht për këtë veprim të përsëritur që bëri Erion Veliaj për të marrë peng Bashkinë e Tiranës deri në 15 shtator në Gjykatën e Lartë. Që duket se janë lëvizje dhe strategji të mirëkoordinuara nga vetë ‘redaktori’ ynë në rolin e kryeministrit, që dje na tha se duhet të ikë Anduela dhe duhet të vijë Dokushi, ndërsa sot na thotë se Erion Veliaj ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë. Ndërsa kryetari i bashkisë mund të ketë probleme për shkarkimin, se ashtu e ndërtoi Edi Rama procesin deri sa përfi në Gjykatë Kushtetuese, ku tashmë duket se është e qartë që më shumë se një padi e çuar nga Erion Veliaj, është një lëvizje e dirigjuar nga Edi Rama.

Në finale është e thjeshtë për t'u kuptuar, po kryetari i Partisë Socialiste ku qëndron? Pamë kryeministrin se ai paska duart e lidhura me Kushtetutën. Çfarë e pengon Edi Ramën ta përjashtojë Erion Veliajn për të mos i lënë kosto Partisë Socialiste dhe për të mos marrë peng Tiranën? Veliaj është zgjedhur si përfaqësues i PS-së, nuk është një kandidat i pavarur. Ndaj dhe Edi Rama nuk po tregon asgjë tjetër, thjesht dhe vetëm që po bëhet palë me Erion Veliajn. Ndoshta ky i fundit i duhet për t'ia hedhur si ‘kockë’ protestës, e cila në fakt pritshmëritë i ka të larta në shtator dhe në tetor. Por dalja e Veliajt mund t'i kthehet në bumerang kryeministrit tonë. Ndoshta duke i hedhur ‘kockën’ e zdromsit, ai mund t'i kthehet në një cunami drejt tij. Pasi kryeministri është i qartë dhe e di mirë, çdo gjë që të japë nga qeveria nuk vlen asgjë.

Më i “urryeri” nga të tërë ndoshta te sondazhet është Erioni. Po ky çfarë i duhet? Edhe po e nxori ja u hodh protestuesve. Po a do gënjehen protestuesit nga ‘kocka’ e Veliajt? Ndaj dhe lojërat e kryeministrit me shkarkimet e Dokushrave që nuk qëndrojnë dot 24 orë dhe deklarimeve të sotme për mediat nuk janë gjë tjetër, thjesht dhe vetëm një lexim i qartë i situatës stresuese dhe ngarkesës që ka Edi Rama pas protestave, me frikën se ato do të rriten pandalshmërisht në vjeshtë./CNA 2 DITE ME PARE Presioni ndaj Gjykatës së Lartë për Erion Veliajn dhe precedenti i Fredi Belerit Çështja që shtrohet më datë 15 shtator nuk është më vetëm nëse Erion Veliaj duhet të qëndrojë apo jo në burg. Çështja është nëse Gjykata e Lartë do të vendosë e lirë nga presioni politik. Sepse ndërsa gjykata po përgatitet të japë vendimin e saj, Kryeministri del publikisht dhe shpjegon pse Erion Veliaj duhet të jetë jashtë qelisë. Tirana duhet të qeveriset, qyteti nuk mund të mbetet pa kryetarin e zgjedhur dhe situata është e papranueshme. Kjo nuk është më thjesht një deklaratë politike. Në kontekstin e një vendimi që pritet nga Gjykata e Lartë, është një mesazh i drejtpërdrejtë për gjykatën. Dhe pyetja që lind është e thjeshtë. A do ta mbajnë dot gjyqtarët e Gjykatës së Lartë këtë presion?

Sepse përpara tyre është një precedent që nuk mund të fshihet. Ai quhet Fredi Beleri.

Fredi Beleri ishte kandidat i opozitës dhe më pas kryetar i zgjedhur i Himarës. U arrestua dy ditë para zgjedhjeve për një akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje, lidhur me pretendimin për blerjen e tetë votave. Ai fitoi zgjedhjet, por nuk u betua. Nuk e ushtroi asnjë ditë mandatin.

Kur Beleri kërkoi që arresti në burg të konsiderohej joproporcional me të drejtën e tij për t’u zgjedhur, Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi këtë argument. Ajo tha se masa e arrestit e kufizonte të drejtën e tij për t’u zgjedhur, por e konsideroi këtë kufizim të ligjshëm. Pra, Kushtetuesja tha në thelb diçka shumë të rëndësishme. Fakti që je kryetar bashkie i zgjedhur nuk të jep imunitet nga arresti në burg. Por këtu fillon problemi i madh i sotëm. Fredi Beleri ishte opozitë, ndërsa Erion Veliaj është pjesë e mazhorancës.

Atëherë, për Fredi Belerin, mandati i fituar në zgjedhje nuk mjaftoi për ta nxjerrë nga burgu. Sot, për Veliajn, po dëgjojmë se pikërisht mandati dhe nevoja për të qeverisur Tiranën duhet të bëhen arsye për lirimin e tij.

Çfarë ka ndryshuar? Ligji? Kushtetuta?Apo vetëm emri i kryetarit të bashkisë dhe krahu politik që përfaqëson?

Kjo është pyetja që duhet të bëjë sot çdo njeri që beson te barazia para ligjit.

Sepse Fredi Beleri nuk kishte më pak vota. Nuk kishte një mandat më pak të vlefshëm. Nuk përfaqësonte një qytet më pak të rëndësishëm.

Por ishte në opozitë. Veliaj është në pushtet.

Dhe tani, përpara vendimit të Gjykatës së Lartë, pushteti po shfaqet publikisht për të argumentuar pse kryetari i tij duhet të jetë i lirë. Kjo është pikërisht ajo që e bën situatën kaq të rrezikshme.

Në një demokraci normale, Kryeministri nuk duhet t’i shpjegojë Gjykatës së Lartë se çfarë duhet të bëjë për të zgjidhur një problem politik. Gjykata duhet të vendosë nëse masa e sigurimit është e ligjshme dhe proporcionale. Jo nëse vendimi i saj i pëlqen apo jo Kryeministrit. Dhe sidomos jo nëse vendimi krijon apo jo një problem për qeverisjen e Bashkisë së Tiranës. Sepse Bashkia nuk është pa zgjidhje.

Për një kohë të gjatë, ajo është administruar përmes delegimit të kompetencave. Vetë Veliaj, nga qelia, vendosi së fundmi t’ia heqë Anuela Ristanit kompetencat që kishte marrë për drejtimin e bashkisë. Dhe tani, pikërisht pasi krijohet kjo situatë, na thuhet se Tirana nuk mund të qeveriset pa Veliajn. Ky argument alla Ndreca detyron një pyetje. A po përdoret një problem i krijuar nga vetë Erion Veliaj si arsye për të kërkuar ndryshimin e masës së tij të sigurimit? Nëse qyteti duhet të qeveriset, ligji duhet të sigurojë mekanizmin për këtë.

Por nuk mund të jetë gjykata ajo që duhet të zgjidhë një problem administrativ duke liruar një person nga paraburgimi. Sepse nëse ky standard pranohet, atëherë Fredi Beleri bëhet edhe më i vështirë për t’u shpjeguar.

Në Himarë, qyteti vazhdoi të funksiononte edhe pse kryetari i zgjedhur ishte në burg. Dhe Gjykata Kushtetuese tha se kjo rrethanë nuk e bënte automatikisht arrestin joproporcional. Sot na thuhet se Tirana nuk mund të qeveriset nëse Veliaj qëndron në burg.

Dy kryetarë bashkie. Dy mandate. Dy masa arresti. Dy standarde?

Kjo është ajo që Gjykata e Lartë duhet të shmangë me çdo kusht.

Sepse nëse sot do të lirohet Erion Veliaj, vendimi duhet të bazohet në ligj dhe në rrethanat konkrete të çështjes së tij, jo në presionin politik dhe jo në faktin se ai është kryetar i Bashkisë së Tiranës. Përndryshe, mesazhi që do të mbetet është shumë i keq. Kur kryetari është i opozitës, mandati nuk e mbron nga burgu. Kur kryetari është i mazhorancës, mandati bëhet argument për ta nxjerrë nga burgu.

Dhe kjo do të ishte pikërisht ajo që një sistem drejtësie nuk duhet të lejojë.

Prandaj pyetja e vërtetë e këtyre ditëve nuk është vetëm a do të lirohet Erion Veliaj. Pyetja është a do ta mbajë dot Gjykata e Lartë presionin politik që po ushtrohet mbi të?

Sepse tani gjyqtarët nuk kanë përpara vetëm dosjen e Erion Veliajt. Ata kanë përpara edhe precedentin Beleri.

Këta gjyqtarë kanë një përgjegjësi shumë më të madhe se sa fati i një kryetari bashkie. Ata kanë përpara pyetjen nëse në Shqipëri ka një standard për të gjithë, apo nëse standardi ndryshon kur ndryshon krahu i pushtetit. Drejtësia nuk provohet kur gjykata vendos kundër kundërshtarit tënd. Drejtësia provohet kur gjykata duhet të vendosë për njeriun tënd. Dhe sot, më shumë se kushdo tjetër, këtë provë e ka përpara Gjykata e Lartë./CNA 3 DITE ME PARE Koha që Edi Rama të ndahet nga zdromsi Veliaj Kryebashkiaku i Tiranës njoftoi dje shkarkimin e drejtueses së komanduar të institucionit, ndërsa vetë gjendet prej më shumë se 16 muajsh në burgun e Durrësit, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. Është koha që Edi Rama të ndahet nga Erion Veliaj një herë e mirë.

Bashkia e Tiranës nuk mund të tërheqë zvarrë kryeqytetin. Erion Veliaj është kandidat i Partisë Socialiste në Tiranë dhe çdo veprim i tij, gjithçka që ndodh në Tiranë, është një kosto mbi kryeministrin Rama, mbi Partinë Socialiste, mbi qeverinë.

Nuk është thjesht dhe vetëm një individ që drejton pushtetin vendor, por janë qytetarët e Tiranës që kanë votuar kandidatin e Partisë Socialiste. Kryeministri e shkarkoi. Gjykata Kushtetuese tha që nuk ishte rruga e duhur procedura e ndjekur. Është koha që Edi Rama ta shkarkojë Erion Veliajn duke respektuar gjithë procedurën, me shpejtësi skëterrë. E në rast se nuk ia del dot kësaj, sepse ka praktika penguese apo vendime të Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama duhet ta përjashtojë Erion Veliajn nga Partia Socialiste. Duhet ta përjashtojë Erion Veliajn dhe për këtë do të gëzonin shumë socialistë. Sepse ky i fundit ka marrë peng socialistët e Tiranës, qytetarët e Tiranës. Ka marrë peng me veprimin e djeshëm, zemrën e ekonomisë së vendit. Prej një viti e gjysmë i burgosur, nuk shkon të gjykohet. Për më tepër tani nuk pranon të japë as kompetencat që të funksionojë jeta normale e qytetit. Jeta politike e Tiranës nuk është e lidhur me jetën e Erion Veliajt, me korrupsionin, skandalet, akuzat penale të tij. Tirana nuk ka faj. Kryebashkiaku pret të gjykohet, mund të jetë i fajshëm apo i pafajshëm. As socialistët nuk kanë faj të mbajnë mbi kurriz ende Erion Veliajn.

Edi Rama duhet ta përjashtojë Erion Veliajn, që po merr peng kryeqytetin dhe po u qëndron përballë kryeministrit, socialistëve, të gjithë shqiptarëve. Thjesht dhe vetëm sepse, pengmarrja që i bën Tiranës, mendon se mund ta nxjerrë nga burgu. Ndërkohë që me mendjen e Plarent Ndrecës, duket se është duke konsumuar një vepër të re penale, një shpërdorim tjetër detyre, të cilin SPAK-u duhet t'ia çojë akuzë para gjykatës. Por përpara se Erion Veliaj të zgjohet nga gjumi dhe të qartësohet për të vërtetën, se s'mund të jetë ai personi që merr peng fatet e kryeqytetit dhe zemrës ekonomike të Shqipërisë, zemrës së zhvillimit të vendit, Edi Rama duhet ta përjashtojë nga PS-ja sepse gjithçka që bën Erion Veliaj është në kurriz të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Edhe për socialistët, edhe për Ramën është koha që të ndahen nga zdromsi dhe zdromsat e tij. Ndarje një herë e mirë, me faturat kolosale që u lanë qytetarëve të Tiranës, por dhe socialistëve e Bashkisë së Tiranës, që nga dosja “5D”, inceneratorët, e deri te veprat penale të konsumuara nga vetë kryebashkiaku, i cili firmoste faturat për të paguar OJF-të e bashkëshortes së tij./CNA 3 DITE ME PARE Veliaj po kryen vepër tjetër penale me vetëdije Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një njoftimi të dhënë dje në mediet e pushtetit, mediet e paguara nga inceneratorët, me paratë e aferave dhe korrupsionit të qeverisë, të paguara me reklamat e shpërndara nga i vëllai i tij, Arbër Veliaj, zbuloi se kishte shkarkuar kryetaren e komanduar, Anuela Ristanin, dhe i kishte marrë kompetencat për vete. Prej më shumë se një viti e gjysmë ndodhet në qelitë e paraburgimit, Veliaj nuk shkon të gjykohet dhe e refuzon prej korrikut të vitit të shkuar. Sulmon prokurorët, kjo e zbardhur në përgjime, prish provat. U kap përpara përgjimeve dhe tani merr peng dhe tërheq zvarrë Bashkinë e Tiranës. Thotë “i dua unë kompetencat e mia, t'i mbaj në burg”. Do ta vdesë Tiranën bashkë me karrigen e tij. Do ta shkatërrojë. Dhe ky është një shpërdorim detyre.

SPAK duhet të çojë akuzë të re ndaj Erion Veliajt Ai jo vetëm nuk ka deleguar kompetencat, por po i përdor ato për të marrë peng Tiranën. Ndërkohë që është përballë faktit që ka 13 akuza të rënda penale dhe ndodhet në burg do të tërhiqet zvarrë edhe Tirana si ai. Nga ana tjetër, është shkarkuar me procedurë siç u shpreh Gjykata Kushtetuese, jonormale, nga Këshilli Bashkiak, dhe e ka lënë detyrën. Por, një njeri që do kryeqytetin, nuk e tërheq zvarrë fatin e një milion banorëve për karrigen e tij. Dhe këtu duket qartë që Erion Veliaj po shpërdoron detyrën.

Ndoshta nuk e vret shumë mendjen, ka nëntë akuza për korrupsion dhe katër të tjera në të njëjtën dosje dhe nëse i shtohet një për shpërdorim detyre, më pak apo më shumë, në fakt, thjesht dhe vetëm po tregon se kush është në të vërtetë Erion Veliaj. Ky njeri që donte të shkonte në punë, që po na del me fluturime, se më shumë ka qenë jashtë sesa në Shqipëri. Ky njeri që nuk pranon të shkojë të gjykohet. Ky që merak kishte shkollat, çerdhet dhe shërbimin ndaj qytetarëve të Tiranës. Ky i ka marrë peng shërbimet në kryeqytet, jetën e përditshme, dhe i ka lidhur me veten e tij dhe pas karriges së vet. Thjesht dhe vetëm për të dalë nga burgu. Shpërdorimi i detyrës është aty, SPAK-u duhet të ngrejë akuzën.

Duket qartë dhe akuza është aty. Me mendjen e Plarent Ndrecës, kryebashkiaku do edhe një tjetër vepër penale dhe prokurorët nuk kanë pse ia kursejnë./CNA 3 DITE ME PARE Erion Veliaj merr peng Bashkinë e Tiranës që të dalë nga burgu Kryetari i Bashkisë së Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj i cili nuk shkon në gjykatë prej më shumë se një vit, sot nga televizioni i mikut të tij Irfan Hysenbelliu, televizioni i flamingove që bën avokatin e Veliajt është njoftuar se kryebashkiaku i ka hequr kompetencat Anuela Ristanit, por nuk e ka shkarkuar dhe i ka mbajtur të gjitha kompetencat për vete. Pra, edhe në burg Erion Veliaj vazhdon të qëndrojë i lidhur me karrigen e kryetarit të Bashkisë.

Jo se ka hallin e qytetarëve të Tiranës apo shërbimeve ndaj tyre, por e mban peng këtë bashki që ta përdorë për tu liruar nga burgu ku qëndron me 13 akuza të rënda penale.

Duke i hequr kompetencat Anuela Ristanit, Erion Veliaj shpreson se do shkojë në Gjykatën e Lartë duke thënë se, “ja bashkia nuk funksionon, se unë jam në burg, se këta nuk kanë kompetenca, kryetari i bashkisë nuk mund të burgoset”.

Skema dhe skenarë, lëvizje që vijnë gati dy javë para vendimit të Gjykatës së Lartë, i cili është njoftuar se do të mbahet në datën 15 shtator.

Skema duket të jetë e qartë.

Lëvizjet janë taktikë përballë vendimit të pritshëm të Gjykatës së Lartë. Nga ana tjetër duket që mbrojtja e Veliajt po përpiqet me lloj lloj makinacionesh për ta nxjerrë nga burgu ku mbahet prej më shumë se një vit e gjysmë.

Në fakt gjyqi i Veliajt do të kishte përfunduar nëse ky i fundit do të kishte pranuar gjykimin që në korrik të vitit të kaluar. Çështja do të kishte përfunduar në gjykatë me një vendim ndoshta pafajësi ndoshta i dënuar.

Por Veliaj nuk pretendoi këtë. Pretendoi skemën dhe skenarët e dhëna nga studiot ligjore apo lobiste të tij duke nisur që nga lëvizjet për shtyrjet e seancave, heqjet e shumë avokatëve, mos paraqitja në gjykata, skenarë me kafaze e deri te shtatzënitë në kohën e burgut. Një tjetër lëvizje është bërë sot.

Erion Veliaj jo pa qëllim ka goditur Anuela Ristanin, nuk është se kjo e fundit po shkëlqente dhe po bënte ndonjë detyrë të madhe në Bashkinë e Tiranës.

Lëvizja e Veliajt është një presion dhe pengmarrje e hapur e postit të kryebashkiakut të Tiranës për të dalë nga burgu.

Erion Veliaj nuk po bën asgjë tjetër thjesht dhe vetëm po shton urrejtjen e qytetarëve të Tiranës, të kryeqytetit, të cilin po e mban peng për të shpëtuar nga burgu, i ka marrë peng karrigen ndërkohë që një vit më parë në kryeqytet mund të kishte pasur zgjedhje. Nëse Erion Veliaj do të ishte një burrë i vërtetë dhe një shtetar i vërtetë do kishte dhënë dorëheqjen, do ishte përballur me drejtësinë, do kishte çliruar nga akuzat bashkëshorten e tij, biznesmenët të cilët janë të lidhur me këtë proces por nuk ka zgjedhur të jetë një lider politik por siç i thotë vetes një zdroms dhe asgjë më shumë se sa kaq.

Pengmarrja e bashkisë ka një qëllim që Veliaj të shkojë në gjykatë dhe të thotë "tani nuk ka më nënkryetar që ka kompetenca, i kam unë kompetencat, duhet të dal nga burgu" për të krijuar kështu një përplasje me drejtësinë thjesht dhe vetëm për të dalë jashtë.

Por a mund të lejohet të rikthehet në zyrë, në vendin e krimit personi me 13 akuza të rënda penale, i cili prishte provat dhe në atë zyrë ka konsumuar ato vepra?/ CNA LinkedIn Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.