Kryetar i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e ardhshme të brendshme të kësaj partie. Rama ka kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku. “A keni dëgjuar që kam thënë se po? Do të jem (kandidat për kryetar të LDK-së). Jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedh, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë. Mendoj që kishte bërë mirë (të dorëhiqet Abdixhiku). Ashtu duhet me bë”, ka deklaruar Rama. Zgjedhjet e ardhshme të brendshme të LDK-së pritet të mbahen gjatë vitit 2027, ndërsa deklarimi i Ramës paralajmëron një garë për udhëheqjen e partisë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

