Lajme Zone
Përmirësohet aksi Bajram Curri-Valbonë, Rama: Kushte më të mira dhe qarkullim më i sigurt drejt Valbonës
PolitikëReport TV

Përmirësohet aksi Bajram Curri-Valbonë, Rama: Kushte më të mira dhe qarkullim më i sigurt drejt Valbonës

Në segmentin prej 26.5 kilometrash janë përmirësuar shtresat asfaltike dhe është rifreskuar sinjalistika horizontale dhe vertikale, duke rritur sigurinë dhe cilësinë e qarkullimit.

Aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, një nga rrugët më të rëndësishme turistike në veri të vendit, tashmë ofron kushte më të mira për qarkullimin e automjeteve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se rruga, e cila lidh Bajram Currin me Valbonën, garanton një lëvizje më të sigurt për turistët vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit. LEXO edhe...‘Mos u merrni me hundën time’, Rama-qytetarëve: Shtrembërimi i saj, shenjë nga tentativa për të më fshirë nga faqja e dheut! S’ka lidhje me drogën “Një ndër akset më të rëndësishme turistike të veriut të Shqipërisë, që lidh Bajram Currin me një prej destinacioneve më të vizituara të vendit, Valbonën, tashmë ofron kushte më të mira dhe një qarkullim më të sigurt për turistët vendas dhe të huaj në çdo stinë”, shkruan Rama. Sipas tij, në segmentin prej 26.5 kilometrash janë përmirësuar shtresat asfaltike dhe është rifreskuar sinjalistika horizontale dhe vertikale, duke rritur sigurinë dhe cilësinë e qarkullimit. Share U.D/ReportTv.al edi rama bajram curri valbone Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 59.9% Keq 31.3% Nuk e di 8.7% Vota total: 1560 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?