Reshjet e shiut ditët e fundit në qytetin e Vlorës rikthyen në vëmendje edhe njëherë përmbytjet.
Uji vërshoi në drejtim të banesave dhe bizneseve, duke rrezikuar dëmtime materiale dhe duke i kthyer rrugët dhe zonat e prekura në problematike. Kjo situatë vërehet shpesh në qytetin bregdetar, duke qenë një problem i përvitshëm dhe si një rutinë për qytetarët tashmë.
Ndërkohë, autoritetet janë vënë në lëvizje, duke shtuar masat për të përballuar situatën që pritet të rëndohet në stinën e dimrit. Sipas tyre, hidrovorët janë në kushte optimale operimi dhe janë mirëmbajtur për të përballuar situatën.
Hidrovori i qytetit shfaq problematika të theksuara që në vitin e kaluar, ku Vlora “u mbyt” nga uji për shumë ditë, por autoritetet deklarojnë se janë kryer punime të tipit si pastrimet e kanaleve. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
