Lajme Zone
Përmbytjet masive në Nepal, mbi 900 viktima, intensifikohen përpjekjet për të shpëtuar qindra persona të bllokuar nën rrënoja
BotëTop Channel

Përmbytjet masive në Nepal, mbi 900 viktima, intensifikohen përpjekjet për të shpëtuar qindra persona të bllokuar nën rrënoja

Nepali ka intensifikuar përpjekjet për të shpëtuar qindra persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar brenda tuneleve të projekteve hidroenergjetike, përfshirë kompleksin Trishuli-3A, pas përmbytjeve të papritura të së mërkurës.

Nepali ka intensifikuar përpjekjet për të shpëtuar qindra persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar brenda tuneleve të projekteve hidroenergjetike, përfshirë kompleksin Trishuli-3A, pas përmbytjeve të papritura të së mërkurës. Ekipet e shpëtimit, mes tyre edhe ekspertë nga Kina dhe India, janë përpjekur të vendosin kontakt me personat që dyshohet se ndodhen brenda tuneleve, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje, thanë zyrtarët.

Nga rreth 2,500 personat e raportuar të zhdukur, qindra besohet se janë punonjës të hidrocentraleve në Nepal.

Sipas autoriteteve lokale, katastrofa e së mërkurës ka shkaktuar të paktën 903 viktima, ndërsa më shumë se 4,200 persona rezultojnë ende të zhdukur në Nepal.

Ndërkohë, në rajonin e Tibetit, numri zyrtar i viktimave ka arritur në 16, ndërsa 546 persona janë raportuar të zhdukur, sipas mediave shtetërore kineze.

Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në terren, ndërsa autoritetet po përpiqen të gjejnë të mbijetuar dhe të përcaktojnë fatin e personave të zhdukur. Top Channel