Lajme Zone
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, 8 viktima dhe 18 persona të zhdukur, ndalohen anëtarët e ekuipazhit
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, 8 viktima dhe 18 persona të zhdukur, ndalohen anëtarët e ekuipazhit

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi trageti i pasagjerëve u përmbys dhe u fundos në brigjet e Qipros ditën e djeshme.

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi trageti i pasagjerëve u përmbys dhe u fs në brigjet e Qipros ditën e djeshme. Sipas autoriteteve, trageti transportonte 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë ekuipazhi kur filloi të merrte ujë, pak pasi ishte nisur nga qyteti bregdetar i Kyrenias, të dielën rreth orës 12:30 sipas kohës lokale.

Kapiteni i anijes dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e tragjedisë.

Shumica e personave në bord janë shpëtuar, ndërsa një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi, në bashkëpunim me autoritetet turke, vijon në zonën ku ndodhi incidenti.

Helikopterë dhe anije të rojes bregdetare janë dërguar në vendngjarje, ndërsa ambulancat janë pozicionuar në breg për të pritur personat e shpëtuar.

Autoritetet po përpiqen gjithashtu të rikuperojnë regjistruesin e të dhënave të anijes, i njohur si “kutia e zezë”, me shpresën se ai do të ndihmojë në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Top Channel