Lajme Zone
Përmbytjet katastrofike në Nepal-Tibet/ 633 të vdekur, kërkimet për 2,500 të zhdukurit vazhdojnë
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përmbytjet katastrofike në Nepal-Tibet/ 633 të vdekur, kërkimet për 2,500 të zhdukurit vazhdojnë

Bilanci i përmbytjeve katastrofike që goditën Nepalin të mërkurën ka shkuar në 633 viktima, sipas policisë nepaleze, ndërsa në Tibet janë raportuar të paktën 7 të vdekur.

Bilanci i përmbytjeve katastrofike që goditën Nepalin të mërkurën ka shkuar në 633 viktima, sipas policisë nepaleze, ndërsa në Tibet janë raportuar të paktën 7 të vdekur. Agjencia e menaxhimit të katastrofave në Nepal ka bërë me dije se 2500 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat më të goditura.

Përmbytjet e menjëhershme dhe rrjedhat e fuqishme të ujit dhe baltës kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të Nepalit dhe në rajonin kufitar me Tibetin. Fshatra të tëra janë përfshirë nga ujërat, ndërsa janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë rrugë, ura dhe infrastruktura të tjera.

Ekipet e shpëtimit po përballen me kushte të vështira në terren, ndërsa moti dhe dëmtimi i infrastrukturës po pengojnë përpjekjet për të arritur te personat e zhdukur.

Bilanci pritet të ndryshojë më tej, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet dhe identifikimin e viktimave. Deri tani, numri i përgjithshëm i viktimave në Nepal dhe Tibet ka kaluar 633 persona. Top Channel