Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Spanjën verilindore lënduan të paktën shtatë persona.
Tre persona u plagosën kur një mur u shemb në portin e Roda de Bera, rreth 75 kilometra në jugperëndim të Barcelonës, ndërsa katër persona të tjerë u dërguan në spital pas incidenteve të tjera.
Ngjarja ndodhi kur një mur tjetër u shemb gjatë stuhisë një kamping në Roda de Bera.
Rreth 300 persona që qëndronin në kamping u evakuuan, prej të cilëve rreth 100 u strehuan në një qendër sportive komunale./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

