Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për katër nga dhjetë pikat e aktakuzës. Sipas aktgjykimit, pikat për të cilat Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u gjetën fajtorë lidhen me krime lufte. Ndërkohë, trupi gjykues ka rrëzuar akuzat për krime kundër njerëzimit, të cilat ishin pjesë e aktakuzës ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Vendimi i Gjykatës Speciale është i shkallës së parë dhe ndaj tij palët kanë të drejtë ankimi. Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vite burgim: Hashim Thaçi me 25 vite, Jakup Krasniqi me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: denimi kosova uck

