Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivacit në Lezhë, duke rrezikuar zonën e banuar.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara edhe nga era e fortë që po përfshin zonën, janë djegur disa banesa, disa prej të cilave janë edhe të banuara. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të zgjerojë perimetrin.
Në terren ndodhen banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe afërsisë me zonën e banuar, situata mbetet shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Lezhëzjarr
