Lajme Zone
Përkeqësohet situata në Bulqizë, banorët: Zjarri po iu afrohet banesave
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përkeqësohet situata në Bulqizë, banorët: Zjarri po iu afrohet banesave

Situata me zjarrin në Bulqizë është përkeqësuar gjatë orëve të fundit. Flakët janë përhapur më tej në zonën e Vajkalit dhe, sipas banorëve që kanë kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, po afrohen gjithnjë e më shumë me banesat.

Pamjet e reja të mbërritura në redaksi tregojnë përmasat e zjarrit, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar për përhapjen e flakëve në masivin malor.

“Është përhapur në të gjithë malin dhe po u afrohet shtëpive”, shprehet një prej banorëve, i cili ngre shqetësimin edhe për ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

Sipas banorëve, aktualisht në terren ndodhet vetëm një zjarrfikëse, ndërsa terreni është i vështirë dhe në disa pjesë nuk ka rrugë për të mundësuar ndërhyrjen e mjeteve.

“Një zjarrfikëse në terren, çfarë do bëjë?”, shprehet një tjetër banor, duke kërkuar ndërhyrje më të madhe përpara se flakët të mbërrijnë te banesat.

Zjarri kishte nisur më herët në zonën e Qafës së Helmes, në territorin e fshatit Koçaj, të Njësisë Administrative Fushë-Bulqizë, dhe më pas u përhap në drejtim të Vajkalit, pranë qytetit të Ri të Bulqizës.

Me përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe afrimin e tyre me zonat e banuara, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të shmangur rrezikimin e banesave. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)