Është përkeqësuar situata e zjarrit në Himarë. Për pasojë, një banesë raportohet të jetë e djegur, ndërkohë rrezikojnë dhe të tjera pranë. Flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe po përhapen me shpejtësi, për shkak edhe të favorizimit nga era e fortë që fryn në zonë. Situata mbetet shqetësuese, ndërsa në drejtim të Himarës është nisur një zjarrfikëse e Vlorës pas kërkesës për ndihmë nga kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo.
