Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përkeqësimi i këmbës së Veliajt, avokati Ndreca: Kryebashkiaku nën efektin e qetësuesve! Nëse s’kurohet ka pasoja, do mbahet përgjegjësi! (VIDEO)


Avokati Plarent Ndreca ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kryerjen e një diagnostikimi të ri për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe vlerësimin e mundësisë për një ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e dëmtuar.

Avokati Plarent Ndreca ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kryerjen e një diagnostikimi të ri për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe vlerësimin e mundësisë për një ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e dëmtuar. Pas takimit me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca është shprehur se shpreson që këtë herë institucionet përgjegjëse të tregojnë kujdesin dhe përgjegjësinë e duhur për gjendjen shëndetësore të qytetarit të parë të Tiranës. LEXO edhe...Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit Sipas avokatit, Veliaj vijon të jetë nën efektin e qetësuesve për shkak të dhimbjeve që ka në këmbë. Ndreca paralajmëroi gjithashtu se, në rast se dëmtimi do të sjellë pasoja për shëndetin e Veliajt duhet të mbajnë përgjegjësi. Avokati tha se përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ka ndikuar edhe në ushtrimin e detyrës së kryebashkiakut, duke theksuar se çdo person që mban një funksion shtetëror duhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për të përmbushur përgjegjësitë e tij. Ndërkohë, Ndreca bëri të ditur se ka kërkuar që sot, në orën 14:30, Veliaj të zhvillojë një konsultë me një mjek të specializuar të Spitalit të Traumës. Për këtë kërkesë, avokati tha se është në pritje të një konfirmimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Lajm në përditësim… Xh.K/A.Hl/ReportTv.al arrestimi i erion veliajt erion veliaj drejtoria e përgjithshme e burgjeve Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.7% Jo 29.4% Nuk e di 8.8% Vota total: 1858 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?