Lajme Zone
Përhapi panik për terrorizëm në shkollën ‘Emin Duraku’ në Tiranë, në pranga 47-vjeçari! I shoqëruar edhe për thirrje për dhunë në protesta (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Përhapi panik për terrorizëm në shkollën ‘Emin Duraku’ në Tiranë, në pranga 47-vjeçari! I shoqëruar edhe për thirrje për dhunë në protesta (VIDEO)

Antiterrori dhe Antieksplozivi kontrolluan ambientet e shkollës, por alarmi rezultoi i rremë. Në videot e publikuara, Jatagani pretendonte se materialet e përdorura në fasadën e shkollës ishin të djegshme dhe përbënin rrezik për nxënësit.

Një telefonatë në polici për terrorizëm alarmoi efektivët e kryeqytetit mëngjesin e së hënës, në ditën e parë të shkollës. Mond Jatagani, një 47-vjeçar, i cili merr pjesë në mënyrë aktive nëpër protestat që zhvillohen çdo mbrëmje para kryeministrisë, ndodhej përpara shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë dhe transmetonte gjithçka me video në rrjetet sociale. “Sapo mora Policinë e Shtetit te 112 për të denoncuar faktin për terrorizimin me lëndë shkatërrimi në masë te shkolla. Jam te shkolla ‘Emin Duraku’ për të denoncuar faktin e terrorizmit. Të shikojmë për sa do të vijnë”, thotë ai në video. Teksa filmonte ambientet e shkollës, 47-vjeçari pretendonte se ndërtesa përbënte rrezik për shkak të materialeve të përdorura në fasadë dhe ngrinte alarmin për mundësinë e një zjarri. LEXO EDHE:Bllokuan rrugët e Tiranës gjatë marshimit, nën hetim 20 protestues “Kjo është një shkollë e bërë me fondet e rindërtimit, EU4Schools, është e gjitha me polisterol të djegshëm, me fasadë të ventiluar medemek. Asnjë mësues nuk ka informacion se si të nxjerrë fëmijët në rast zjarri nga klasa, kurse një fëmijë mund t’i vërë zjarrin lehtësisht shkollës thjesht për të mos bërë një provim”, shprehet ai një video. Jatagani pretendonte se nxënësit ishin në rrezik dhe panikun e përhapi edhe në rrjetet sociale, duke shpërndarë videot në profilin e tij. “Kam marrë policinë për terrorizëm në shkolla, gjë më alarmante nuk mund të ketë, dhe askush nuk është akoma këtu. Kërkova dhe Policinë Shkencore për t’i vënë shiritat shkollës në ditën e parë”, shprehet ai. Në shkollë mbërritën Policia, Njësia Antieksploziv dhe Antiterrori. Pas kontrolleve rezultoi se nuk kishte lëndë të rrezikshme dhe se informacioni për terrorizëm ishte i rremë. Policia arrestoi Jataganin, i cili rezulton i shoqëruar edhe më parë në lidhje me thirrje dhe akte dhune gjatë protestave. “Kur je te Kryeministria duke protestuar të shoqërojnë me sekonda, ndërsa tani 1 mijë fëmijë nuk vlejnë sa Kryeministri, paradoksi shqiptar”, thotë Jatagani. 47-vjeçari u arrestua për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. "Specialistët e Njësisë Antiterror arrestuan për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, shtetasin M. J., 47 vjeç. 47-vjeçari dyshohet se, rreth orës 06:30 të datës 14.09.2026, ka telefonuar Policinë e Tiranës, duke pretenduar për terrorizëm dhe lëndë të shkatërrimit në masë, në një shkollë 9-vjeçare. Menjëherë pas telefonatës, në shkollën e sinjalizuar, shërbimet e Policisë, Njësia Antieksploziv dhe Njësia Antiterror kanë kryer veprimet e nevojshme verifikuese, nga të cilat rezultoi se informacioni ishte i rremë dhe se nuk kishte lëndë të tilla të rrezikshme. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi M. J. e ka publikuar këtë informacion të rremë edhe në rrjetet sociale", njofton Policia. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: terrorizem mandi jatagani shkolla emin duraku Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.8 / 5 (8 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Mondi: 14/09/2026 10:36 Sot e kapet, neser e leshoni. Ndaj edhe bejne keshtu keta kellirat Përgjigju shpata: 14/09/2026 10:32 nje njeri qe kercenon femijet dhe iu krijon stres qe diten e pare te shkolles do kalb brenda... por...mos u shqetesoni se e liron gjykatesi se nuk ka marre ngritje rroge... Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.5% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 6% Vota total: 7641 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?